By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tragjedia në Koçan, të lënduarit dhe familjet e viktimave kanë nevojë për mbështetje të madhe psikologjike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Tragjedia në Koçan, të lënduarit dhe familjet e viktimave kanë nevojë për mbështetje të madhe psikologjike
Maqedoni

Tragjedia në Koçan, të lënduarit dhe familjet e viktimave kanë nevojë për mbështetje të madhe psikologjike

admin
Last updated: 29/03/2025 16:28
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Koçan, 29 mars – Përveç trajtimit mjekësor të mbijetuarit e tragjedisë së Koçanit paralelisht duhet të marrin edhe trajtim psikologjik, pasi gjasat për tu prekur nga ankthi dhe depresioni janë shumë të mëdha. Psikologët thotë se mbështetja psikologjike për të prekurit e tragjedisë duhet të jetë e pashmangshme. Fatime Ziberi thotë se çdo zhurmë e vogël, ngritje zëri, përplasje e dyerve, apo edhe muzikë e lartë, ata do t’i asocojë në ngjarjen tragjike.

“Ata janë në gjendje shoku dhe u duhet shumë kohë që ta rimarrin veten dhe të vetëdijesohen, pasi kur është gjendje shoku personi nuk e ka idenë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë ka parë. Ka disa raste që personat duan të harrojnë këtë dhimbje, sforcojnë veten dhe krijohet një harresë i llojit selektiv. Presim raste nga më të llojllojshmet por ajo që është e pa diskutueshme është ankthi për shkak se ata vetëm kanë burim të qartë të frikës por ajo tani do të jetë edhe burim patologjik, pra që gjithmonë do të ndjehen të rrezikuar, normalisht edhe dozë të depresionit por kam frikë mos të ketë edhe diçka të themi neuroza të ndryshme të cilat do të dalin në sipërfaqe më vonë”, deklaroi Fatime Ziberi, psikologe.

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari tha se pas tragjedisë kërkesa për mbështetje psikologjike ka qenë e madhe si te të lënduarit ashtu edhe te familjet e viktimave.

“Shumica e pacientëve, nuk them të gjithë kanë nevojë për mbështetje psikologjike. Ne mundohemi që t’ju tregojmë se mirë është të trajtohet ose të ketë seanca psikologjike dhe psikiatrike. Disa prej pacientëve pranojnë dhe janë duke shkuar në seanca, disa prej pacientëve janë edhe refuzues, sidomos dje kishim një paciente që u kthye prej shërimit jashtë vendit, e pamë se është e pa mundur, por përsëri psikologu bisedojë”, tha Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë.

Mbështetja psikologjike është e rëndësishme edhe për familjarët e të lënduarve. Siç thonë psikologët, familjarët janë ata që e vuajnë më tepër.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VMRO-ja do të propozoj ndryshimin e ligji për qetësinë dhe rendin publik
Next Article Kina dërgon ekipe të shpëtimit në Mianmar dhe Tajlandë pas tërmetit vdekjeprurës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?