By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tragjedia në Koçanë! Kallajxhiev: Hetimet – të kontaminuara me politikë ditore!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Tragjedia në Koçanë! Kallajxhiev: Hetimet – të kontaminuara me politikë ditore!
MaqedoniTOP LAJM

Tragjedia në Koçanë! Kallajxhiev: Hetimet – të kontaminuara me politikë ditore!

admin
Last updated: 23/03/2025 14:23
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 mars – Profesori i së drejtës penale, Gordan Kalajxhiev, ne profilin e tij në Facebook shkroi “Paraburgimi nuk guxon të shfrytëzohet që shteti të tregohet serioz! Ky është keqpërdorim dhe do të bjerë në Strazburg”. Gjatë një interviste për Radion Kanal 77, ai ka komentuar edhe procedurën e hetimeve për zjarrin në Koçanë dhe faktin se deri tani në paraburgim janë 34 persona.

Në procedurën e hetimeve për zjarrin në Koçanë, nuk respektohet prezumimi i pafajësisë – thotë Profesori i së drejtës penale, Gordan Kalajxhiev, gjatë një prononcimi për Kanal 77. Sipas tij, sipas standardeve ndërkombëtare dhe kushtetutës, paraburgimi është mjeti i fundit.

“Ne teori është e pamundshme të ketë nevojë që 34 persona t`i dërgoni në paraburgim. Kjo shfrytëzohet si masë e fundit. Këtu nuk bëhet fjalë për strukturë kriminale dhe s`ka rrezik real për arratisje. Njerëzit komentojnë se përse një ministër aktual të mos jetë lëndë e hetimeve kurse ish-ministrin ta shohim me pranga”

Sipas profesorit Kalajxhiev, për çështjet penale policia i përgjigjet Prokurorit dhe sipas kësaj linje, provat nuk guxojnë të mbërrijnë tek Kryeministri dhe ai t`i keqpërdor.

Ai vlerëson se ka mjaft indikacione se hetimi për zjarrin në Koçanë është kontaminuar me politikë ditore dhe qasje selektive.

“Nuk mundet Kryeministri t`I tregojë në televizion provat. Ai dokument duhej të ishte tek Prokurori. Kryeministri nuk duhet ta udhëheq luftën anti-mafi. Ai ka konflikt interesi. Është lider partiak, kurse unë them se tek partitë është vatra e korrupsionit. Motivi për hyrje në politikë shtë korrupsioni. Njerëzit hyjnë në politikë të puënsohen, të marrin tendera, t`i financojnë partitë, për tenderat e ardhshëm, licensat e të ngjashme”

Profesori Kalajxhiev nuk shprehet optimist për hetimet, pasi sipas tij, në vend që të zhvillohen hetime profesionale implikohet politika ditore.

“Ne tani shohim tre njerëz në hetimet. Secili mban press-konferenca. Kryeministri mban press, ai sqaron, MPB-ja mban press dhe sqaron dhe Prokurori. Të mos e komentoj situatën e grumbullimit të pikëve politike me vizitat nëpër spitale. Është vepër penale të hyni në kujdesin intensiv”

Kalajxhievi ka kometuar edhe statusin e tij në Facebook “Pyes për një shok: si mundet që me një falsifikim të shkohet në paraburgim, kurse me tjetrin në funksion për t`i udhëhequr shërbimet sekrete?!”.

Ai thotë se përballet me kërcënime të përditshme, qoftë publike apo përmes komenteve nëpër rrjetet sociale, por se nuk shqetësohet pasi si ekspert juridik e ka për obligim t`i komentojë këto tema.

You Might Also Like

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave

Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria

Incidenti me Himnin në Pustec, Tedi Blushi reagon ndaj qëndrimit të Ramës

Nafta 60 lekë më lirë, qytetarët e Dibrës drejt Maqedonisë së Veriut, radhë në Bllatë

Pagesa online për të huajt që u kapën nga “Safe City”! 8 sportele në Tabanocë, por sërish ka ankesa për pritje të gjata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article I vendoset tritolit makinës në Krujë, shpërthimi gjatë natës shkaktoi vetëm dëme materiale
Next Article Qytetarët e Koçanit sërish marshuan rrugëve të qytetit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave
Maqedoni TOP LAJM
82-vjeçari nga Velesi e rrahu gruan e tij për një kohë të gjatë, arrestohet nga policia
Kronika
Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria
Maqedoni
Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?