By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Transformim urban në Çair: Izet Mexhiti prezanton projektet e reja infrastrukturore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Transformim urban në Çair: Izet Mexhiti prezanton projektet e reja infrastrukturore
Maqedoni

Transformim urban në Çair: Izet Mexhiti prezanton projektet e reja infrastrukturore

admin
Last updated: 19/09/2026 18:52
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 shtator argument.mk/ – Komuna e Çairit është kthyer në një kantier të madh ndërtimi, ndërsa investimet e reja po i jepin një dimension krejtësisht tjetër zhvillimit lokal dhe funksionalitetit të komunës.

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, përmes një deklarate për media, ka shpalosur projektet kyçe infrastrukturore që janë në fazë të avancuar të realizimit, si pjesë e platformës për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Gjatë fjalës së tij, Mexhiti veçoi punimet në rrugën Ferid Murati, e cila është në prag të përfundimit, duke theksuar se bëhet fjalë për një investim prej rreth 1 milion euro. Ky projekt sjell zgjidhje të reja duke përfshirë korsi për biçikleta, hapësira të reja parkimi dhe lehtësim të qarkullimit.

Përveç rrugës Ferid Murati, që është në përfundim e sipër, veçse ka filluar edhe projekti për rrugën Mit’hat Frashëri. Kjo është një arterie e rëndësishme që lidh Çairin me Butelin, Shutkën dhe Qendrën. Rruga do të zgjerohet me dy korsi të reja, ndërsa për rrugën Cvetan Dimov po bëhen përgatitjet e fundit, u shpreh Mexhiti.

Kryetari i komunës vlerësoi se këto nisma infrastrukturore ndikojnë direkt në ngritjen e cilësisë së jetesës, duke ofruar kushte më të mira për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Çairi sot është një kantier ndërtimi, sepse po punohet dhe po investohet për komunën dhe për të ardhmen e qytetarëve, përmbylli Mexhiti.

You Might Also Like

Albi Qamili në Kalabri: Arbëreshët ruajtën gjuhën dhe kulturën shqiptare ndër shekuj

Rugët plot me vetura të vjetra/ Mbi 87% janë më të vjetra se 10 vjet

Editorial / E gjithë bota ndalon rrjetet sociale për fëmijë, vetëm ne ende flejmë gjumë!

Shasivari: Digjitalizimi dhe siguria e TI-së bazë për një drejtësi më efikase dhe moderne

28 vjet nga rënia e Beqir Limanit, Ahmeti: Kujtimi për të mbetet i gjallë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nga shtatori pensionet rriten për 3 deri 3.5 %
Next Article Turqia godet “perandorinë e mashtrimit” të lidhur me Izraelin
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjermania ul taksat për karburantet me 17cent/litër
Bota
Zgjedhjet në Rusi nën akuza për manipulime!
Bota
Të rinjtë po përdorin barna në vend të alkoolit! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet
Kosovë
Ministrja Pacolli kërkon mbështetje nga KE-ja për projektet mjedisore
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?