By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Turqia godet “perandorinë e mashtrimit” të lidhur me Izraelin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Turqia godet “perandorinë e mashtrimit” të lidhur me Izraelin
Bota

Turqia godet “perandorinë e mashtrimit” të lidhur me Izraelin

admin
Last updated: 19/09/2026 18:53
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 shtator argument.mk/ – Forcat turke të sigurisë kanë goditur një rrjet të madh mashtrimi financiar të lidhur me persona me origjinë nga Izraeli, i cili dyshohet se ka zhvatur të paktën 266 milionë dollarë gjatë dy viteve të fundit.

Operacioni u zhvillua në orët e para të mëngjesit në Stamboll dhe Mugla dhe u koordinua me Organizatën Kombëtare të Inteligjencës së Turqisë, MIT, si dhe me Interpolin.

Ministri turk i Drejtësisë, Akin Gurlek, deklaroi se hetimi për mashtrimin përmes platformave të tregtimit valutor përfshinte 42 qendra telefonike, të operuara nga 28 kompani, ndërsa numri i personave të dyshuar arrin në 239.

Sipas tij, autoritetet zbuluan një rrjet të organizuar që synonte viktima në disa vende dhe identifikuan persona me lidhje me Izraelin si pronarë ose përfitues përfundimtarë të disa prej kompanive të përfshira.

Operacioni lidhet nga autoritetet turke me rrjetin ndërkombëtar kriminal të njohur si “Scam Empire”, i cili prej vitesh ka vepruar në vende të ndryshme.

Rrjeti ishte ekspozuar së fundmi nga Organized Crime and Corruption Reporting Project (OCCRP), e cila dokumentoi mënyrën se si grupe që vepronin nga Izraeli dhe vende të Evropës joshin viktimat përmes telefonatave dhe platformave të rreme të investimeve.

Sipas hetimit, viktimave u shfaqeshin fitime të fabrikuara në platformat e kontrolluara nga mashtruesit, me qëllim që ato të investonin gjithnjë e më shumë. Humbjet individuale varionin nga rreth 10 mijë dollarë deri në qindra mijëra dollarë, ndërsa paratë transferoheshin më pas në llogari bankare jashtë vendit ose në kuleta kriptomonedhash.

Autoritetet turke kanë identifikuar një prej personave që dyshohet se qëndron pas skemës vetëm me inicialet YA. Ai përshkruhet si shtetas izraelit, i pajisur gjithashtu me pasaportë portugeze.

Sipas zyrtarëve turq të cituar në hetim, operatorët e qendrave telefonike përdornin identitete të rreme dhe dokumente të falsifikuara. Punonjësit rekrutoheshin si “agjentë konvertimi” ose “agjentë mbajtjeje” dhe trajnoheshin për rreth një javë para se të nisnin kontaktet me viktimat.

Gjatë trajnimit, secilit punonjës i caktohej një identitet i rremë dhe i kërkohej të krijonte një histori personale bindëse. Në disa raste, sipas autoriteteve, punonjësit pretendonin se kishin studiuar në universitete prestigjioze, përfshirë Oksfordin, me synimin për të fituar besimin e viktimave.

Zyrtarët pretendojnë gjithashtu se kandidatët i nënshtroheshin testeve të poligrafit për të verifikuar nëse kishin lidhje me strukturat e sigurisë ose organet ligjzbatuese. Brenda zyrave, sipas tyre, ishte e ndaluar edhe përdorimi i gjuhës hebraike.

Një tjetër pretendim i rëndësishëm është se operatorët udhëzoheshin të mos synonin shtetasit izraelitë. Autoritetet turke dyshojnë se disa prej këtyre rrjeteve, për shkak të tensioneve në rritje mes Turqisë dhe Izraelit, kanë zhvendosur një pjesë të aktiviteteve drejt Turqisë për t’iu shmangur zbulimit.

Edhe Shqipëria nuk ka mbetur jashtë këtij fenomeni, me disa skema mashtrimi financiar përmes platformave të rreme Forex dhe call center-ave. Në një prej rasteve të hetuara nga autoritetet shqiptare, një shtetas izraelit dhe 38 shqiptarë u dërguan në gjyq për mashtrim dhe pastrim parash.

Viktimat joshen me premtime për fitime të shpejta, ndërsa paratë zhdukeshin përmes rrjeteve të llogarive dhe transfertave. Raste të tilla kanë ngritur pikëpyetje mbi rolin e shtetasve izraelitë në organizimin e këtyre skemave nga Shqipëria.

Por fatkeqësisht autoritetet marrin masa vetëm pas ankesave të përsëritura nga ambasadat e vendeve evropiane më të prekura nga këto skema mashtruese.

You Might Also Like

Gjermania ul taksat për karburantet me 17cent/litër

Zgjedhjet në Rusi nën akuza për manipulime!

Sekuestrohen 414 kg kanabis në Guidonia, vihet në pranga 29-vjeçari shqiptar, zbardhet skema e trafikut me vlerë 4 milionë euro afër Romës

Putin thirrje Evropës: Na lini të jetojmë në paqe, përndryshe do të reagojmë

Alarm në SHBA, pikaset një avion që fluturonte mbi Camp David ku po qëndronte Trump

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Transformim urban në Çair: Izet Mexhiti prezanton projektet e reja infrastrukturore
Next Article Tearca feston Ditën e Groshës, Daut Memishi: Të ruajmë traditat dhe të mbështesim fermerët
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjermania ul taksat për karburantet me 17cent/litër
Bota
Zgjedhjet në Rusi nën akuza për manipulime!
Bota
Të rinjtë po përdorin barna në vend të alkoolit! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet
Kosovë
Ministrja Pacolli kërkon mbështetje nga KE-ja për projektet mjedisore
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?