By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Trazirat në Kuvend, policia çon sërish në SPAK deputetët e opozitës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Trazirat në Kuvend, policia çon sërish në SPAK deputetët e opozitës
Shqipëri

Trazirat në Kuvend, policia çon sërish në SPAK deputetët e opozitës

admin
Last updated: 18/10/2024 14:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Policia çon sërish në Prokurorinë e Posaçme SPAK deputetët e opozitës.

Pas trazirave ditën e djeshme në Kuvend dhe në oborrin e Kuvendit, policia e Tiranës ka referuar çështjen në SPAK me akuzat për “Kanosja”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Deputetja e PD-së Elda Hoti e cila hodhi një lëndë të pacaktuar mes ulëseve të Kuvendit akuzohet për dy vepra penale “Kanosja” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në lidhje me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme, në vijim të veprimeve hetimore të kryera ka referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në gjendje të lirë për shtetasit:

– Elda Hoti, 32 vjeçe, për veprën penale “Kanosja” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”;
– Flamur Noka, 53 vjeç, Bledjon Nallbati, 38 vjeç, Gazment Bardhi, 39 vjeç, Dashnor Sula, 55 vjeç, Luan Baçi, 61 vjeç, dhe Saimir Korreshi, 43 vjeç, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Ditën e djeshme, në ambientet e sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, shtetasja E. H., ka hedhur në drejtim të deputetëve një lëndë të lëngshme të paidentifikuar, ndërsa në hyrje të godinës së Kuvendit të Shqipërisë, shtetasit Flamur Noka, Bledjon Nallbati, Gazment Bardhi, Dashnor Sula, Luan Baçi dhe Saimir Korreshi, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë të planëzuar me shërbim.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

You Might Also Like

Eurodeputetja italiane u bashkohet protestuesve

Bastet online, Qeveria miraton rregullat e reja për pezullimin dhe heqjen e licencave

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja epiqendra dhe magnituda

Hoxha në forumin e Dubrovnikut: Anëtarësimi në BE, i vetmi drejtim për të ardhmen e Shqipërisë

Zjarri përfshin periferinë e Vlorës, flakët rrezikojnë banesat

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shekspiri dhe përkthyesi Fan Noli
Next Article Takim me Ramën në Tiranë, Beleri kthehet si eurodeputet, në agjendë edhe kryeministri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Vuçiç njofton për dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë
Bota
UP-ja të hënën hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj
Kosovë
Eurodeputetja italiane u bashkohet protestuesve
Shqipëri
Bashkimi Evropian: Zgjerimi mbetet një nga arritjet më të mëdha, Maqedonia e Veriut vend kandidat që nga viti 2005
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?