By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Trepça shpall gjendje të jashtëzakonshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Trepça shpall gjendje të jashtëzakonshme
Maqedoni

Trepça shpall gjendje të jashtëzakonshme

admin
Last updated: 27/08/2024 21:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Menaxhmenti i ndërmarrjes publike, Trepça, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ka vendosur që të pezullojë përkohësisht pushimet vjetore të punëtorëve.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, sipas vendimit të siguruar nga Radio Evropa e Lirë, vjen me qëllim të “realizimit të planit të biznesit për sasinë e koncentratit të humbur gjatë ditëve të grevës”.

Ndërkaq, pushimet vjetore janë pezulluar përkohësisht për muajt shtator, tetor dhe nëntor të këtij viti.

Punëtorët e ndërmarrjes Trepça hynë në grevë në korrik deri më 14 gusht, për shkak të mosekzekutimit të pagave për muajt qershor dhe korrik, si dhe për shkak të mungesës së shujtave ditore për ushqim.

Më 14 gusht, Qeveria e Kosovës ndau 4 milionë euro për pagat e minatorëve të gjigantit metalurgjik Trepça.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se kjo shumë u nda për të tejkaluar krizën aktuale, pasi “ndërmarrja nuk ka arritur t’i sigurojë pagat nga prodhimi”.

Menaxhmenti i Trepçës, më 31 korrik, mosekzekutimin e pagave e kishte arsyetuar në mungesë të mjeteve financiare dhe rënie të prodhimit.

Në një situatë të ngjashme, minatorët e Trepçës e kishin gjetur veten disa herë edhe gjatë vitit të kaluar.

Në fund të muajit tetor të vitit 2023, për dhjetë ditë me radhë ata qëndruan në grevë brenda minierës pikërisht për shkak të mosrealizimit të pagave dhe ankesave për kushtet e punës.

Produktet kryesore që Trepça prodhon janë koncentratet e plumbit dhe zinkut me përmbajtje të argjendit, arit dhe elementeve të tjera. Miniera e Stantërgut, që gjendet në rajonin e Mitrovicës, është vendburimi kryesor i nxjerrjes së xehes.

Kompleksi metalurgjik Trepça është shoqëri aksionare dhe 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, kurse 20 për qind janë të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje./REL

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Si ta ndihmoni fëmijën tuaj nëse ka ankth rreth shkollës
Next Article Kthimi i Trumpit apo fitorja e Harrisit? Ballkanin mund ta presin ndryshime, thotë Joseph

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?