By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tri frutat e verës që lehtësojnë zorrët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shëndetësi > Tri frutat e verës që lehtësojnë zorrët
Shëndetësi

Tri frutat e verës që lehtësojnë zorrët

admin
Last updated: 27/08/2024 08:29
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Kumbullat, rrushi dhe pjepri… Këto janë tri fruta verore lehtësojnë tretjen e ushqimit, ndërsa lëngu i tyre ndihmon në humbjen e peshës (kjo nuk mund të thuhet plotësisht për rrushin).

Kumbullat e kanë kohën nga qershori në shtator.

Kumbulla ngjyrë blu (e njohur ndryshe si kumbulla e zezë) dallohet nga kumbullat e tjera (të verdhat, të kuqet, të gjelbrat) pikërisht për sasinë e madhe të antioksidantëve që gjenden kryesisht në lëkurën e saj.

Veprimi i antioksidantëve është edhe më i lartë nëse kumbulla është e freskët dhe e pjekur mirë (pra nuk është shumë e fortë dhe e thartë).

Kumbulla e freskët është një frutë me veprim diuretik dhe pastrues.

Këto vlera i detyrohen faktit se 85% e përbërjes së saj është ujë.

Përveç kësaj, kumbulla është e pasur me shumë minerale (përmban shumë kalium, magnez, fosfor).

Një prej arsyeve që rekomandohet për t’u konsumuar është se ka veti tonifikuese, shkruan EO. Sheqeri dhe athtësia i japin asaj një shije karakteristike jo shumë të ëmbël, që janë përgjegjëse edhe për një sërë veprimesh të tjera nxitëse.

Ndryshe nga kumbullat e njoma, ato të thata përmbajnë më pak ujë, vitamina, sheqer, vlera energjetike dhe tonifikuese.

Për këtë arsye nuk duhet abuzuar shumë me to, sidomos kur mbani dieta hipokalorike (100 gramë kumbulla të thata janë të barabarta me 300 kalori).

Si mund t’i konsumoni kumbullat

Efekti laksativ i kumbullës i detyrohet sasisë së madhe të fibrave që ajo përmban, të cilat kryejnë një veprim nxitës në lëvizjen e zorrëve.

Gjithsesi, efekti laksativ nuk është aq i theksuar nëse kumbulla konsumohet e qëruar ose në formë lëngu.

Lëngu i kumbullës mund të kombinohet me atë të pjeshkës, dardhës dhe kivit, duke fuqizuar kështu vetitë kundër fryrjeve të barkut.

Rrushi i zi, efikas kundër urisë

Rrushi, në veçanti i ziu, është një prej frutave më të shëndetshme dhe më të kompletuara. Vetitë e tij kuruese njihen që nga lashtësia.

Falë përmbajtjes së lartë të ujit, kripërave minerale, fibrave dhe përmbajtjes së pakët të yndyrave e proteinave, tuli i kokrrave të rrushit rimineralizon organizmin dhe frenon urinë nervore, duke kryer edhe një funksion pastrues, duke lehtësuar procesin e eliminimit të toksinave metabolike të grumbulluara nga një jetë jo e shëndetshme (duhan, alkool, etj.).

Gjithashtu rrushi është një ilaç i shkëlqyer për rregullimin e procesit të tretjes dhe lëvizjen e zorrëve.

Ai mund të përdoret në rast kapsllëku, fryrje barku dhe tretje të ngadaltë.

Shumë prej vlerave të dobishme të rrushit i detyrohen polifenoleve të pranishme në lëkurë, mes tyre edhe taninet.

Këto të fundit që gjenden me shumicë në lëkurë, janë antioksidantë të fuqishëm dhe ulin rrezikun e madh të dëmtimit të enëve të gjakut nga radikalet e lira.

Pjepri, fruta e të nxehtit

Pjepri është një frutë verore, e pasur me ujë dhe sheqer, që asimilohet lehtë nga organizmi, shuan etjen dhe i jep shumë energji organizmit.

Jo më kot mbahet edhe si një prej frutave simbol të stinës së nxehtë të verës.

Ai i jep ngjyrë të bukur trupit kur shkojmë në plazh, përmban shumë ujë dhe fibra.

Është freskues dhe ushqyes e më kryesorja nuk peshon shumë në peshore: maksimumi ka 30 kalori.

Ashtu si të gjitha frutat, edhe pjepri ka një përqindje të lartë kripërash minerale, mes të cilave hekur, fosfor, kalcium, natrium dhe sidomos kalium, që ndihmojnë për të mbajtur nën kontroll tensionin dhe rivendosjen e ekuilibrave hidrike të çekuilibruara për shkak të djersitjes.

Duke ngrënë çdo ditë gjysmë pjepri ose një pjepër të vogël mbroni sistemin kardiovaskular, sepse kjo frutë përmban shumë adenozinë, një substancë që ndihmon për të mbajtur të lëngshëm gjakun dhe shmang formimin e mpiksjeve.

Përveç të tjerave, pjepri është një minierë e pasur me fibra, që pastrojnë dhe vënë në lëvizje zorrët, me vitaminë A dhe C “ushqimi” më i mirë i lëkurës që gjatë verës është më shumë se kurrë i ekspozuar ndaj stresit dhe agresionit të rrezeve të diellit.

Kjo frutë nuk rekomandohet për diabetikët, sepse ka shumë sheqer dhe për personat që vuajnë nga gastriti.

You Might Also Like

Çfarë i ndodh trupit kur skuqemi në fytyrë

Njihuni me super-vlerat e spinaqit

Këto tri pije do t’ju shpëtojnë nga dhimbja e kokës

Si duhet të veproni nëse keni tension të lartë gjaku

Si duket shpëlarja e vërtetë e trurit?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pesë ushqimet që ju ndihmojnë të flini më qetë
Next Article Blake Lively ka frikë se filmi i ri “It Ends With Us” mund të përfundojë karrierën e saj

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?