By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tripunovski: I kemi dhënë theks të veçantë prodhimit blegtoral, qëllimi është që të rinjtë të pinë qumësht vendor dhe cilësor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Tripunovski: I kemi dhënë theks të veçantë prodhimit blegtoral, qëllimi është që të rinjtë të pinë qumësht vendor dhe cilësor
EkonomiMaqedoni

Tripunovski: I kemi dhënë theks të veçantë prodhimit blegtoral, qëllimi është që të rinjtë të pinë qumësht vendor dhe cilësor

admin
Last updated: 07/03/2025 10:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 mars –“Një theks i veçantë i është dhënë prodhimit blegtoral. Fondi i gjedheve në vend, ndryshe nga dhjetë vite më parë, është shkatërruar. Kemi një gjendje të zvogëluar ndjeshëm të numrit të kafshëve,” theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, në emisionin “Natkast”.

“Për këtë arsye, subvencioni për litër qumësht të dorëzuar është rritur. Kemi paraparë edhe subvencione shtesë për viçat femra,” shpjegoi ministri Tripunovski.

Ministri shtoi se subvencioni për një lopë është 8.000 denarë. Opozita dhe një pjesë e opinionit publik u përpoqën të spekulonin se subvencionet janë ulur.

“Unë kam një shpjegim të qartë – 8.000 denarët plotësohen me subvencionin për litrin e qumështit të dorëzuar në kapacitetet përpunuese, i cili është rritur nga 5 në 6 denarë. Dërgoj një sinjal të qartë te fermerët se do të marrin subvencione më të larta nëse rritin prodhimin e qumështit,” theksoi ai.

Ministri vuri në dukje se Maqedonia po përjeton një rënie serioze të prodhimit të qumështit dhe se raftet e marketeve janë të mbushura me qumësht të importuar.

“Me këtë stimulim, duam që gjeneratat më të reja dhe popullata jonë të konsumojnë qumësht vendor dhe cilësor,” përfundoi ministri.

“Nëse e llogarisim subvencionin për çdo gjedh dhe për litrin e qumështit të dorëzuar, kemi një rritje vërtet të konsiderueshme,” shtoi ai.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vengu në kampusin sportiv të garnizonit “Skënderbej”: Investim domethënës, hap dyert pas pak javësh
Next Article ‘Zbulimi’ që po bën bujë në rrjete sociale – një burrë gjen një gjarpër të ngrirë brenda një dyqani akulloresh, publikon foto

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?