By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Trupi i Aleksandar Karadakoskit, viktimës së 60-të nga zjarri në “Puls”, është sjellë në Maqedoni – varroset nesër në Koçan
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Trupi i Aleksandar Karadakoskit, viktimës së 60-të nga zjarri në “Puls”, është sjellë në Maqedoni – varroset nesër në Koçan
MaqedoniTOP LAJM

Trupi i Aleksandar Karadakoskit, viktimës së 60-të nga zjarri në “Puls”, është sjellë në Maqedoni – varroset nesër në Koçan

admin
Last updated: 07/04/2025 09:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 prill – Trupi i Aleksandar Karadakoskit, viktima e 60-të nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan, është transportuar dje nga Lituania në Maqedoninë e Veriut dhe më pas është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Varrimi i Karadakoskit do të mbahet nesër (8 prill) në orën 14:00, ndërsa nga ora 12:00 trupi do të jetë i vendosur në kapelën e qytetit në Koçan.

Karadakoski, pas zjarrit në diskotekë, ishte dërguar për trajtim në Lituani. Autoritetet shëndetësore në Maqedoni konfirmuan se ai ishte pacienti më kritik, me rreth 35% djegie të shkallës së dytë dhe të tretë në kokë, qafë dhe duar. Rrugët e frymëmarrjes ishin dëmtuar rëndë me djegie në rreth 90% të tyre.

Gjendja e tij u përkeqësua më 1 prill dhe ishte vendosur në dializë për shkak të dështimit të veshkave. Ai ndërroi jetë më 4 prill.

Për autoritetet hetimore, Karadakoski ishte një nga të dyshuarit për zjarrin në “Puls”. Sipas informacioneve nga Prokuroria, ai ishte menaxher i firmës “MMMM Cafe DOOEL Koçani” që menaxhonte diskotekën. Karadakoski në fakt ishte menaxher vetëm në letër dhe punonte në diskotekë.

Pas vdekjes së tij, Prokuroria informoi se, pas marrjes së dokumentacionit zyrtar për rrethanat e vdekjes, do të jepet urdhër për ndërprerjen e procedurës hetimore ndaj tij.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ambasadorja e Ukrainës Larisa Dir për vizitë në Kuvend
Next Article Zakone që prindërit duhet t’i praktikojnë për t’i rritur fëmijët me shumë vetëbesim

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?