By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Turbulenca në Aleancën e Selës: Përplasje për kandidaturat për kryetar në komunat që ju takojnë brenda FE-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Turbulenca në Aleancën e Selës: Përplasje për kandidaturat për kryetar në komunat që ju takojnë brenda FE-së
MaqedoniTOP LAJM

Turbulenca në Aleancën e Selës: Përplasje për kandidaturat për kryetar në komunat që ju takojnë brenda FE-së

admin
Last updated: 22/07/2025 15:33
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 korrik –  Përgatitjet për zgjedhjet lokale kanë shkaktuar tensione të brendshme në Aleancën për Shqiptarët (krahu i Ziadin Selës), ku garat për kandidaturat për kryetarë komunash po hapin përplasje mes strukturave lokale dhe lidershipit qendror.

Në Strugë, kryetari i degës Lulzim Nasufi nuk pranon të heqë dorë nga kandidatura, duke rikujtuar se iu është premtuar pozita që në kohën kur mori drejtimin e degës. Megjithatë, Ziadin Sela po shqyrton mundësinë që vetë të garojë për Strugën, duke krijuar një situatë të tensionuar.

Në Haraçinë, ish-drejtori i Agjencisë për Menaxhim me Pronë të Konfiskuar, Driton Nebiu, ka nisur në mënyrë aktive fushatën për kryetar komune përmes rrjeteve sociale. Ai ka edhe përkrahjen ish-Ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga. Por, kundërshtimin më të madh e ka nga vetë partia lokale. Kryetari i degës së ASH-së në Haraçinë, Skender Isufi, kundërshton kandidaturën e Nebiut duke thënë se ai ka qenë dy herë drejtor në qeverisje dhe se “mjaft ka qenë funksionar”, ndërsa tash është koha që ai, si kryetar i degës, të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr institucionin lokal.

Ndërkohë në Dibër, gara është mes Tiron Jajagës, ish-zëvendësministër i Mbrojtjes, dhe Ilirjan Fetahut, kryetar aktual i degës. Përplasja pritet të intensifikohet, pasi të dy palët pretendojnë mbështetje të fortë nga baza dhe lidershipi.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Fetai: Në periudhën 2023/24, Osmani mbështeti “Botën Serbe” duke injoruar Kosovën
Next Article Austri: Arrestohet një 18-vjeçar me origjinë nga Maqedonia për planifikim të sulmit terrorist

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?