By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Turqia bllokon Instagramin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > Turqia bllokon Instagramin
Teknologji

Turqia bllokon Instagramin

admin
Last updated: 02/08/2024 10:41
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Platforma e njohur e rrjeteve sociale Instagram është bllokuar në Turqi, ka njoftuar Autoriteti i Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit të Turqisë (BTK), pa dhënë asnjë arsye ose të dhëna për sa kohë do të jetë në fuqi ndalimi.

Qasja në aplikacionin celular të Instagramit është bllokuar gjithashtu.

Në faqen e BTK-së thuhet: “Instagram është bllokuar me vendim të Autoritetit të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit me datë 02/08/2024 dhe me numër 490.05.01.2024.-608983”.

Bëhet e ditur se lëvizja vjen pasi shefi i Komunikimit i Turqisë, Fahrettin Altun, kritikoi Instagramin për gjoja bllokimin e postimeve ngushëlluese për vdekjen e Ismail Haniyeh – shefit politik të Hamasit i cili u vra në një sulm ajror në Teheran, Iran, shkruan euronews.

Hamasi fajësoi menjëherë Izraelin për sulmin dhe e shpalli Haniyeh një “martir”.

“Pavarësisht se sa palestinezë vret Izraeli, kauza e drejtë e Palestinës nuk do të fshihet nga historia”, tha Altun pas lajmit për vdekjen e Haniyeh.

“Shteti i Izraelit do të hyjë gjithashtu në histori si autor i vrasjeve pa gjyq, atentateve, pushtimit dhe gjenocidit”, shtoi ai.

“Unë dënoj fuqishëm edhe platformën e rrjeteve sociale Instagram, e cila i pengoi njerëzit të publikonin mesazhe ngushëllimi për martirizimin e Haniyeh pa asnjë justifikim”, vazhdoi Altun.

“Kjo është një përpjekje shumë e qartë për censurë”.

You Might Also Like

Apple Watch Ultra 4 do të ridizajnohet plotësisht

Platforma X prezanton funksionin e ri “History” që zëvendëson Bookmarks

Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: Sam krijonte kaos në OpenAI

SCUF Omega kontrollor i ri për PlayStation 5 – përdoret gjithashtu edhe për PC, si dhe pajisjet iOS dhe Android

Telefoni T1 i Trumpit gati për lansim pas muajsh vonesash

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article E moshuara mbeti e bllokuar në lumin Fan, Policia e Shtetit i doli në ndihmë
Next Article Publikohen imazhet e modelit të ri elektrik A6 nga Audi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?