By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: U arrestua me urdhër të SPAK, kush është “i forti” i Shkodrës, Bledar Cafi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > U arrestua me urdhër të SPAK, kush është “i forti” i Shkodrës, Bledar Cafi
Shqipëri

U arrestua me urdhër të SPAK, kush është “i forti” i Shkodrës, Bledar Cafi

admin
Last updated: 26/09/2026 11:28
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkodër, 26 shtator argument.mk/ – Arrestimi i sotëm nuk është rasti i parë kur emri i Bledar Cafit lidhet me hetime dhe dënime për trafik narkotikësh.

Bledar Cafi, i njohur edhe me mbiemrin Bokrri, u arrestua në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e tij në Shkodër. Operacioni i koduar “Muri i Lartë” u zhvillua nga Policia e Shtetit dhe BKH, nën drejtimin e SPAK.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, Gjykata e Posaçme kishte caktuar më 25 shtator 2026 ndaj Cafit masën e sigurisë “Arrest me burg”.

SPAK e akuzon për “Trafikim të lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Por ky nuk është rasti i parë kur emri i Bledar Cafit lidhet me hetime dhe dënime për trafik narkotikësh.

Dënimi në Itali dhe arrestimi në vitin 2021

Më 4 qershor 2020, Gjykata e Triestes në Itali e dënoi Cafin me 4 vjet e 2 muaj burg për trafik droge në sasi të mëdha. Në janar 2021, Policia e Shtetit e arrestoi në Shkodër me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Në atë kohë, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe autoritetet italiane e kërkonin për veprat penale “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “Trafikim droge në sasi të mëdha”.

“Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 41-vjeçari i dënuar për veprat penale ‘Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal’ dhe ‘Trafikim droge në sasi të mëdha’”, njoftonte Policia e Shtetit në janar 2021.

Emri i Bledar Cafit është shfaqur edhe në një raport të Policisë së Shtetit. Sipas këtij raporti, Bledar Cafi dhe vëllai i tij, Gëzim Cafi, ishin objekt verifikimesh nga Operacioni Forca e Ligjit. Raporti i referohej dënimeve të tyre brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe pasurive e aktiviteteve ekonomike të familjes. Sipas të njëjtit raport, Cafi kishte pasur në Shqipëri aktivitete biznesi, mes tyre bar-kafe, aktivitet në sektorin e peshkimit në lumin Buna dhe një njësi për tregtimin me shumicë dhe pakicë të produkteve ushqimore në Shkodër.

Pesë vjet pas arrestimit për llogari të drejtësisë italiane, Bledar Cafi është sërish në pranga.

Këtë herë arrestimi lidhet me një hetim të SPAK. Në të njëjtin operacion, strukturat e Policisë dhe BKH-së ushtruan kontrolle për gjetjen e Endrit Dokles, i njohur edhe si Indrit Dokle. Dokle është në kërkim që prej vitit 2024 dhe ndaj tij GJKKO ka vendosur masën “Arrest me burg” për akuza që lidhen me trafikimin e narkotikëve dhe grupin e strukturuar kriminal.

You Might Also Like

Rama njofton daljen me një mesazh para kombit

‘Shuhet’ fotoreporteri ‘legjendar’ italian, Luca Turi! Përjetësoi eksodin dramatik të shqiptarëve me anijen ‘Vlora’

Reforma e re gati brenda vitit! Zv.ministrja zbulon ndryshimet nga rritja e moshës për të dalë në pension deri te skema private

“Në Francë kryeministri largohet nëse bën një të keqe, Rama ka bërë me mijëra”, emigranti: Të ikë sa më parë, protestuesit të bashkuar deri në fund

Mbyti me duar bashkëshorten në vitin 2015, humb jetën i dënuari në Burgun e Reçit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article A është gjetur Bleona Mata? Avokati sqaron përplasjen me nënën e vajzës së zhdukur: Ja si qëndron e vërteta
Next Article Të shtëna në magjistralen Prishtinë-Ferizaj: Dy të plagosur me armë zjarri, një tjetër me mjet të mprehtë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?