By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: U miratuan ligjet reformuese nga agjenda e BE-së /Opozita kritikon, sektori publik do të partizohet edhe më shumë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > U miratuan ligjet reformuese nga agjenda e BE-së /Opozita kritikon, sektori publik do të partizohet edhe më shumë
Maqedoni

U miratuan ligjet reformuese nga agjenda e BE-së /Opozita kritikon, sektori publik do të partizohet edhe më shumë

admin
Last updated: 27/06/2025 20:40
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 qershor – Ligjet reformuese për administratën publike dhe nëpunësit administrativë, që janë pjesë e agjendës europiane, kaluan në seancën e Kuvendit. Ministri Goran Minçev në arsyetimin e tij tha paraprakisht se me këto ligje do të kontribuohet për profesionalizimin e sektorit publik dhe pretendoi se do të ndalet partizimi i administratës. Punësimet do të bazohen në merita dhe jo në njohje personale, tha Minçev.

“E para është profesionalizimi i sektorit publik, që do të thotë se çdo konkurs do të jetë publik, institucionet do të jenë të detyruara për transparencë të plotë, përzgjedhja do të bëhet përmes tri fazave të qarta dhe të besueshme – kontroll administrativ, testim dhe intervistë me kandidatët dhe kriteret e përcaktuara. Do të luftohet partizimi që është një nga problemet kryesore, përmes kufizimeve të qarta të kompetencave diskrecionale dhe rregullave të rrepta. Po e ndërpresim hapësirën për punësime partiake dhe joformale në sektorin publik”, deklaron Minçev.

Opozitarja LSDM me kritika, thonë se ligjet janë konfuze dhe nuk do ta përmirësojnë gjendjen e të punësuarve në sektorin publik dhe në vend se ta ndalin partizimin, krijojnë hapësirë për përkeqësim të mëtejshëm.

“Vetë propozim-ligji është konfuz, i paqartë, kontradiktor dhe në pjesën më të madhe nuk i justifikon qëllimet për të cilat është përgatitur. Madje disa dispozita e përkeqësojnë gjendjen nga aspekti i të drejtave të nëpunësve administrativë. Vetë ligji ka shumë paqartësi që hapin mundësi për rrezik për korrupsion dhe partizim, në vend të kompetencës dhe sistemit të meritave”, kritikon Jovana Trençevska nga LSDM.

Gjithashtu, deputetët miratuan edhe katër ligje për transformim digjital me flamur europian. Ministri Stefan Andonovski theksoi se me Ligjin për sigurinë e sistemeve të rrjetit dhe informatike, për herë të parë vendoset kornizë ligjore për rregullimin e sigurisë kibernetike, që paraqet hap të madh drejt së ardhmes digjitale.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Moti i ligë përfshin Tetovën dhe rajonet përreth: Reshje të rrëmbyeshme, stuhi dhe breshër në disa zona
Next Article Moti sot në Maqedoni me diell

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?