By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: U ndoqën nga një makinë? Dyshohet një pistë e re që po hetohet për vdekjen tragjike të tre kosovarëve në afërsi të Bllacës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > U ndoqën nga një makinë? Dyshohet një pistë e re që po hetohet për vdekjen tragjike të tre kosovarëve në afërsi të Bllacës
Maqedoni

U ndoqën nga një makinë? Dyshohet një pistë e re që po hetohet për vdekjen tragjike të tre kosovarëve në afërsi të Bllacës

admin
Last updated: 20/07/2026 16:21
By admin 2 Min Read
Share
Screenshot
SHARE

Shkup, 20 korrik, Zhurnal.mk – Tragjedia që i mori jetën tre shtetasve të Kosovës në Maqedoninë e Veriut vazhdon të ngrejë shumë pikëpyetje, ndërsa në opinion po qarkullojnë informacione për një pistë të re që, sipas raportimeve, është duke u shqyrtuar nga autoritetet hetimore, raporton KlanKosova, transmeton Zhurnal.
Bëhet fjalë për dyshimet se automjeti me të cilin po udhëtonin viktimat mund të jetë ndjekur nga një veturë tjetër para aksidentit fatal. Deri më tani, nuk ka një konfirmim zyrtar se kjo ka ndodhur, ndërsa autoritetet nuk kanë dalë me një version përfundimtar mbi shkaqet e ngjarjes.

Tre kosovarët u gjetën pa shenja jete brenda veturës së tyre të përmbysur pranë rrugës në afërsi të pikëkalimit kufitar Bllacë, pasi familjarët kishin raportuar zhdukjen e tyre. Pas nisjes së operacionit të kërkimit, policia analizoi kamerat e sigurisë dhe zhvilloi kërkime nga toka dhe ajri, duke lokalizuar automjetin e aksidentuar.

Ndërkohë, raportime të publikuara në media dhe të diskutuara në emisione televizive kanë ngritur dyshime se hetimet po shqyrtojnë edhe mundësinë nëse para aksidentit ka pasur lëvizje të dyshimta ose ndjekje nga një automjet tjetër.

Megjithatë, deri në këtë fazë të hetimeve, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga policia apo prokuroria që mbështet pretendimin se viktimat janë ndjekur. Autoritetet po vazhdojnë mbledhjen e provave dhe analizimin e të gjitha rrethanave për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

Pritet që në ditët në vijim institucionet përgjegjëse të publikojnë informacione shtesë, ndërsa hetimet mbeten në zhvillim.

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Të mungosh në trevjetorin e ditëlindjes së djalit tënd”, ish-partnerja Ajsel Abazi me akuza ndaj Eros Grezdës
Next Article Monedha e fatit e Cucurellas, rituali që i solli Spanjës titullin botëror edhe në vitin 2026
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?