By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: U shkarkuan nga Vetingu, Gjykata e Strasburgut u jep të drejtë tre magjistratëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > U shkarkuan nga Vetingu, Gjykata e Strasburgut u jep të drejtë tre magjistratëve
Shqipëri

U shkarkuan nga Vetingu, Gjykata e Strasburgut u jep të drejtë tre magjistratëve

admin
Last updated: 23/06/2026 13:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 23 qershor, Zhurnal.mk – Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka dhënë sot 3 vendime në çështjet e ish-prokurorit Gentian Osmani, ish-gjyqtarit Izet Kadana dhe ish-prokurorit Ferdinand Elezi, ku i jep të drejtë këtyre të fundit lidhur me shkarkimin e tyre nga procesi i vetingut.

Avokati Eduard Halimi e cilësoi të sotmen si një ditë historike për sistemin e drejtësisë shqiptare.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Halimi bëri të ditur se Seksioni i Tretë i GJEDNJ-së ka shpallur vendimet në çështjet e ish-prokurorit Osmani, ish-gjyqtarit Kadana dhe ish-prokurorit Elezi.

Sipas Halimit, Gjykata e Strasburgut konstatoi shkelje të nenit 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke vlerësuar se masat e shkarkimit nga detyra të tre magjistratëve nuk ishin proporcionale me qëllimin e procesit të rivlerësimit kalimtar.

“Strasburgu konstaton shkelje flagrante të nenit 8 të Konventës për shkarkimet në vetting, pasi ato nuk ishin proporcionale. Gjykata kërkon rishikim të procedurave dhe rikthim në sistem”, u shpreh Halimi.

Ai uroi tre magjistratët për vendimet e marra, duke theksuar se karriera e tyre ishte ndërprerë padrejtësisht dhe se tashmë pritet që institucionet shqiptare të reflektojnë mbi gjetjet e gjykatës evropiane.

Halimi deklaroi se tashmë pritet reagimi i institucioneve shqiptare, duke veçuar rolin e Gjykatës Kushtetuese në zbatimin e standardeve të përcaktuara nga Strasburgu.

You Might Also Like

Rama njofton daljen me një mesazh para kombit

‘Shuhet’ fotoreporteri ‘legjendar’ italian, Luca Turi! Përjetësoi eksodin dramatik të shqiptarëve me anijen ‘Vlora’

Reforma e re gati brenda vitit! Zv.ministrja zbulon ndryshimet nga rritja e moshës për të dalë në pension deri te skema private

“Në Francë kryeministri largohet nëse bën një të keqe, Rama ka bërë me mijëra”, emigranti: Të ikë sa më parë, protestuesit të bashkuar deri në fund

Mbyti me duar bashkëshorten në vitin 2015, humb jetën i dënuari në Burgun e Reçit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Berisha: Projekti “Smart City” u deformua për të vendosur nën kontroll qytetarët
Next Article ASOM: Debati publik tregoi, Ligji për lojërat e fatit duhet të tërhiqet dhe të hartohet nga e para
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?