By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: UGSH reagon: Moszbatimi i shqipes cenon ligjin dhe të drejtat e studentëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > UGSH reagon: Moszbatimi i shqipes cenon ligjin dhe të drejtat e studentëve
MaqedoniTOP LAJM

UGSH reagon: Moszbatimi i shqipes cenon ligjin dhe të drejtat e studentëve

admin
Last updated: 05/04/2026 13:06
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 5 prill, argument.mk/ – Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj, siç e cilëson, mosrespektimit të vazhdueshëm të ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, duke e konsideruar këtë fenomen një shkelje serioze të të drejtave themelore dhe të parimeve kushtetuese të shtetit.

Në një deklaratë publike, UGSH thekson se reagimi vjen pas një sërë denoncimesh në media, si dhe nga organizata të shoqërisë civile dhe personalitete të ndryshme në vend, që kanë ngritur alarmin për moszbatimin e gjuhës shqipe në institucione dhe në jetën publike.

Sipas UGSH-së, praktikat e deritanishme përbëjnë “akt goditës” ndaj të drejtave bazike dhe janë në kundërshtim me parimet e shtetit të së drejtës. Në deklaratë nënvizohet se një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk mund të tolerojë cenimin e një të drejte themelore siç është përdorimi i gjuhës, e garantuar me Kushtetutë.

“Ky kriter është bazik për funksionimin e republikës dhe për bashkëjetesën ndëretnike”, thuhet në reagim, duke shtuar se sjellje të tilla përfaqësojnë “reminishenca të së shkuarës” dhe reflektojnë qasje nacionaliste të papranueshme në një shoqëri multietnike.

UGSH u bën thirrje mediave dhe gazetarëve maqedonas në Maqedoninë e Veriut që të tregojnë solidaritet dhe të mbështesin respektimin e gjuhës shqipe, si një standard kushtetues dhe demokratik. Njëkohësisht, kërkohet raportim objektiv dhe denoncim i çdo rasti kur përfaqësues institucionalë, përfshirë zyrtarë të lartë, cenojnë këtë të drejtë ligjore.

Në të njëjtën linjë, organizata shpreh mbështetje për reagimet publike dhe protestat e paralajmëruara, veçanërisht për protestën e studentëve shqiptarë, duke i konsideruar ato si reagim legjitim në mbrojtje të një të drejte themelore.

UGSH gjithashtu u bën thirrje anëtarëve të saj që të marrin pjesë në protestë në cilësinë e gazetarëve, për të siguruar një pasqyrim sa më të gjerë mediatik, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar.

Në fund të deklaratës, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë kërkon edhe angazhim më të madh nga institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe përfaqësuesit e saj në organizmat ndërkombëtarë, për të ngritur këtë çështje dhe për të kërkuar hetim të rasteve, me qëllim garantimin e plotë të të drejtës për përdorimin e gjuhës amtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Arrestohen 4 persona për dhunë në familje
Next Article Bujar Dugolli: Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut duhet të kenë të drejtën të japin provimet në shqip
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?