By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Universiteti “Ukshin Hoti” dhe MBPZHR-ja dakordohen për avancimin e dijes në menaxhimin dhe mbrojtjen e pyjeve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Universiteti “Ukshin Hoti” dhe MBPZHR-ja dakordohen për avancimin e dijes në menaxhimin dhe mbrojtjen e pyjeve
Maqedoni

Universiteti “Ukshin Hoti” dhe MBPZHR-ja dakordohen për avancimin e dijes në menaxhimin dhe mbrojtjen e pyjeve

admin
Last updated: 02/08/2024 10:23
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Drejtuesit e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren dhe të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kanë nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit për të avancuar praktikat e menaxhimit dhe të mbrojtjes së pyjeve, nëpërmjet fuqizimit të arsimit dhe hulumtimit.

Ministri i MBPZhR, Faton Peci ka njoftuar se në këtë mënyrë formalizohet bashkëpunimi i kësaj ministrie me Universitetin në Prizren, përkatësisht Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, programi Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit, raporton Telegrafi.

“Ky Memorandum do të përfshijë fushat e aktiviteteve të përbashkëta me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit midis dy institucioneve për të përmirësuar arsimin, kërkimin dhe zbatimin praktik në menaxhimin dhe mbrojtjen e pyjeve dhe të rritjes së bashkëpunimit në fushën e pylltarisë”, ka bërë të ditur Peci.

Ndërkaq rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Mentor Alishani ka njoftuar se kjo marrëveshje ka disa objektiva të përbashkëta që sjellin dobi për studentët, por edhe për pylltarinë e bujqësinë e vendit.

“Qasje dhe shfrytëzim në laboratorët që operojnë nën ombrellën e MBPZHR-së; Ndarja dhe dhënie në shfrytëzim e parcelës së tokës në pronësi të MBPZHR-së për nevojat e Universitetit të Prizrenit; Angazhimi i studentëve në punë praktike në të gjitha resorët e MBPZHR-së; Hapja e programeve të reja studimore që adresojnë sfidat aktuale në sektorin e bujqësisë; Përfshirja në iniciativa dhe projekte të përbashkëta kërkimore-shkencore e të dy institucioneve, janë vetëm disa nga objektivat e përbashkëta që dalin nga marrëveshja e sapo nënshkruar ndërmjet MBPZHR-së dhe UUHP-së”, ka bërë të ditur Alishani.

Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit në kuadër të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren është themeluar vite më parë bazuar në nevojën për të përgatitur specialistë për mbrojtjen dhe menaxhimin e burimeve natyrore.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ia dëmtuan misrin, podujevasi i gjuajti derrat me AK-47
Next Article Messi nuk hezitoi të përmend lojtarin e vetëm me të cilin ka luajtur që ‘e njeh në perfeksion’

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?