By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ‘Urdhri i Kurorës’ nga Mbretëria e Belgjikës për zyrtarin e MD-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > ‘Urdhri i Kurorës’ nga Mbretëria e Belgjikës për zyrtarin e MD-së
Kosovë

‘Urdhri i Kurorës’ nga Mbretëria e Belgjikës për zyrtarin e MD-së

admin
Last updated: 07/10/2025 18:07
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Me një nga nderimet më të larta shtetërore të Mbretërisë së Belgjikës i dhënë nga mbreti Philippe, është dekoruar drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Ministrinë e Drejtësisë, Gazmend Çitaku.

Ceremonia u organizua në Ambasadën e Belgjikës në Kosovë, derisa dekoratën Çitakut ia dorëzoi ministrja e Drejtësisë e Belgjikës, Annelies Verlinden, e cila po qëndron në Kosovë në një vizitë zyrtare.

“Në një ceremoni të organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, ministrja e Drejtësisë e Belgjikës, Annelies Verlinden, i dorëzoi, drejtorit të Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Ministrinë e Drejtësisë, Gazmend Çitaku, dekoratën “Urdhri i Kurorës” një nga nderimet më të larta shtetërore të Mbretërisë së Belgjikës, e dhënë nga Madhëria e Tij, Mbreti Philippe”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

MD-ja thotë se dekorata përfaqëson një vlerësim për angazhimin profesional dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e drejtësisë, jo vetëm për Çitakun, por për të gjithë stafin e Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar të Ministrisë së Drejtësisë, edhe për institucionet e drejtësisë në Kosovë.

Ministria e Drejtësisë ka falënderuar Mbretin Philippe, Ministren Verlinden dhe Ambasadën e Belgjikës për këtë nderim dhe për mbështetjen e vazhdueshme në forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

You Might Also Like

Takim i ri Kurti-Abdixhiku

Rama për dënimin e Sveçlës: Ministri që garanton rendin, u shpall fajtor për shkeljen e tij

Ambasadori gjerman në LDK, Abdixhiku: Refuzimi i kandidatit që e propozuam ne është zhvillim i pafavorshëm për vendin

Gashi- Isufajt: Ka kaluar koha kur anëtarët kanë raportuar para kryeprokurorit, i përgjigjesh pyetjeve të anëtarëve

Haxhiu liron nga detyra 18 gjyqtarë serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Krasniqi thotë se vendimi i Kurtit për studentët është “përpjekje e hapur për blerje vote”
Next Article BDI Kumanovë: Reagim pas atentatit ndaj bartësit të listës në Likovë – kërkohet veprim urgjent nga MPB dhe Prokuroria

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?