By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ushqimi i tepërt përfundon në deponi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Ushqimi i tepërt përfundon në deponi
Ekonomi

Ushqimi i tepërt përfundon në deponi

admin
Last updated: 04/08/2024 14:55
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Të theksojmë se në komunën e Dibrës me ndihmë sociale jetojnë mbi 700 familje. 120 familje marrin nga kuzhina popullore ushqim të freskët çdo ditë. Këto të dhëna qartë tregojnë se ushqimi që hidhet në dasma, duhet të grumbullohet dhe të destinohet për familjet në nevojë, theksojnë përfaqësuesit të shoqatave qytetare

Dibër, 4 gusht – Dasmat dibrane mes tjerësh karakterizohen edhe me bollëkun e ushqimit. Kështu është edhe kësaj vere kur në qytet dhe periferi organizohen një numër i madh i dasmave. Prezenca e mërgimtarëve stimulon numrin e dasmave. Kjo është një dukuri që nga vera në verë përsëritet por përsëritet edhe dukuria e hedhjes të sasive të ushqimit. Situata në fjalë nga shoqatat humanitare lokale shihet si një dukuri negative, prandaj siç thonë në shoqatat ka nevojë që ushqimi që mbetet pa harxhuar në dasmat, të grumbullohet dhe të përcjellët tek familjet në nevojë. Të theksojmë se në komunën e Dibrës me ndihmë sociale jetojnë mbi 700 familje. 120 familje marrin nga kuzhina popullore ushqim të freskët çdo ditë. Këto të dhëna qartë tregojnë se ushqimi që hidhet në dasma, duhet të grumbullohet dhe të destinohet për familjet në nevojë, theksojnë përfaqësuesit të shoqatave qytetare.

Dukuria e hedhjes së ushqimit nga ana e restoranteve ku organizohen dasma është prezente jo vetëm këtë verë por edhe viteve të kaluara, thotë për gazetën KOHA, Isni Telqiu, sekretar i organizatës komunale të Kryqit të Kuq në Dibër. Ai thekson se është mëkat të hedhen sasi të mëdha të ushqimit në momente kur në Dibër ka familje të cilët ballafaqohen me mungesë të ushqimit. “Kemi rritje të kërkesave për ushqim ditor në Kuzhinën popullore në Dibër. Kjo tregon se ushqimi nuk duhet të hedhet. Organizata komunale e kryqit të Kuq është e gatshme të ndajë atë ushqim me vullnetarët e saj tek familjet në nevojë. Mund të organizohemi pa problem dhe ushqimi mos përfundojë në mbeturinat e deponisë por të gjendet në tryezat e anëtarëve të familjeve të varfra”, thotë për KOHA, Telqiu. Dukuria përsëritet nga viti në vit dhe kjo nuk guxon të ndodh, shton ai.

Në shoqatë humanitare “Drita” në Dibër, thonë se janë të gatshëm që të kyçen në aktivitete që ushqimi që hedhet nga restorantet që organizojnë dasma, të gjendet tek familjet me probleme sociale. Nertil Osmani njeriu i pare i kësaj shoqate, thotë se shoqata Drita menaxhon me frigorifer të madh tek xhamia e Konjarës, ku mbahet mishi i kurbanëve edhe atë me shumë sukses. Ai shton se ka nevojë për një koordinim me pronarët e restoranteve dhe shoqatave dhe aktiviteti të përfundojë me sukses. Rreth problemit prononcim kërkuam edhe nga humanisti e njohur dibran Shuip Marku. Edhe Dibra duhet të ketë Bankë për ushqim ashtu siç e kanë shumë qytete ne vend, thotë Marku dhe shton se kjo do të ishte një zgjidhje shumë e mire dhe faktikisht ushqimi që hidhet nga restorantet e Dibrës kur ata mbajnë dasma, të përfundojë tek ata që kanë nevojë për ushqim. Shoqatat në Dibër potencojnë se është mire që të ushqejmë ekonomitë e jo deponitë. (koha.mk)

You Might Also Like

Për një banesë 50 m² në Qendër janë paguar 168.000 euro tregu i pasurive të paluajtshme në tremujorin e dytë me vlerë 351,7 milionë euro

Deri 30 % e të punësuarve në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve nuk kanë kompjuterë për të punuar

Banka Popullore: Kamatat e kredive u ulën në 4,67 %, depozitat e reja sjellin 2,54 %

Dimitrieska-Koçoska: Borxhi publik në tremujorin e dytë arriti në 58.8% të BPV-së

Dizeli afrohet në 100 denarë, Qeveria shqyrton masa për çmimet e karburanteve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Qytetarët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin në Pllasnicë, nëse del nga kontrolli do të marrim masa
Next Article Stoilkoviq për takimin Mickoski-Kurti: Autoritetet e Prishtinës po terrorizojnë vazhdimisht serbët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?