By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vazhdon arratia e Daut Lazes nga burgu i Shënkollit, arrestohen tre rojet e burgut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Vazhdon arratia e Daut Lazes nga burgu i Shënkollit, arrestohen tre rojet e burgut
Shqipëri

Vazhdon arratia e Daut Lazes nga burgu i Shënkollit, arrestohen tre rojet e burgut

admin
Last updated: 05/02/2025 08:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Arratisja e një dite më parë e Daut Lazes nga burgu i Shënkollit i ka kushtuar rëndë 3 efektivëve që ishin në detyrë në ato momente.

Sipas të dhënave më të fundit, rojet e burgut të Shënkollit Gjin Ndoka, Tonin Nikolli dhe Zhaneta Mella janë vënë në pranga për shpërdorim detyre në këtë rast.

49-vjeçari Daut Laze nga Çorovoda, por me banim në Tiranë ndodhej i shtruar në dhomën e mjekimeve dhe në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte u arratis prej andej duke kapërcyer murin. Mungesa e tij në dhomë u vu re gjatë ndërtimit të turneve dhe kryerjes së apelit.

Ai u arrestua më 16 nëntor të vitin 2021 për dhunë në familje, nga një denoncim që ëma thotë se nuk ka ardhur prej tyre. Më 4 nëntor të vitit që shkoi Gjykata e Tiranës vendosi për të “Mjekim të detyruar në një institucion spitalor”. Këtë dënim po e vuante në burgun e Shënkollit, aty ku u zhvendosën të gjithë të dënuarit me probleme të shëndetit mendor pas mbylljes së burgut të Zaharisë.

Policia e quan Daut Lazen person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe u bëri apel qytetarëve që të lajmërojnë forcat e rendit për çdo informacion që mund të mësojnë për vendndodhjen e tij. Shuma e shpërblimit në këmbim do të jetë 10 mijë euro.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kanye West: Ne e rrëzuam Grammyn, gruaja ime është personi më i kërkuar në Google
Next Article Të gjitha detajet e marrëveshjes mes Dinamo Zagrebit dhe Interit për Petar Sucic

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?