By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vazhdon debati i Komisionit për propozim-buxhetin për vitin 2025
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vazhdon debati i Komisionit për propozim-buxhetin për vitin 2025
Maqedoni

Vazhdon debati i Komisionit për propozim-buxhetin për vitin 2025

admin
Last updated: 18/11/2024 09:33
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 nëntor – Në Kuvend sot duhet të vazhdojë mbledhja e Komisionit për financim dhe buxhet në ditën e katërt të rendit të ditës është Propozim-buxheti për vitin 2025, ndërsa mbledhje duhet të mbajnë edhe Komisioni për Sistem politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Komisioni për Kulturë dhe Turizëm dhe Komisioni Juridik-Ligjvënës i Kuvendit.

Debati i Komisionit për Propozim-buxhetin zgjat 10 ditë dhe duhet të përfundojë më së voni deri më 30 nëntor pas së cilës vazhdon në seancë plenare. Për propozim-buxhetin për vitin 2025 janë dorëzuar gjithsej 308 amendamente nga të cilat 204 nga LSDM-ja opozitare. Sipas ligjit, Buxheti për vitin 2025 duhet të votohet deri më 31 dhjetor.

Me propozim-buxhetin për vitin 2025, të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 358,8 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në nivel prej 400,2 miliardë denarë. Deficiti buxhetor është projektuar në vlerë absolute prej 41,350 milionë denarë ose në nivel prej 4 për qind nga PBB-ja e planifikuar, ndërsa parashikohet rritje e ekonomisë prej 3,7 për qind.

Gjatë debatit të deritanishëm, deputetët e pushtetit besojnë se Propozim-buxheti është zhvillimor dhe do t’i përmirësojë kushtet e jetesës së qytetarëve, sepse parashikohet rritja e pensioneve, do të respektohen marrëveshjet kolektive, ndërsa do të ketë edhe rritje pagash në disa sektorë, ndërsa nga opozita vlerësojnë se nuk do të ketë standard më të mirë jetesë për qytetarët, ndërsa Propozim-buxheti i Qeverisë është manipulues dhe nuk ka kurrfarë vizioni, nuk është zhvillimor por i kushtueshëm, jo familjar, parazgjedhor dhe parashikon rritje joreale të PBB-së prej 3,7 për qind.

Në Komisionin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në rend dite janë Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për evidencë amë – Lexim të parë, si dhe Raportet vjetore të Agjencisë për mbrojtje të së drejtës të qasjes së lirë te informatat nga karakteri publik për vitin 2023, për punën e Këshillit Inspektues për vitin 2023, për punën e Agjencisë për mbrojtjen e të dhënave personale për vitin 2023 dhe Raporti vjetor për punën e Këshillit Shtetëror për Parandalimin e Delikuencës së Fëmijëve dhe për gjendjet në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe delikuencës së fëmijëve për vitin 2023.

Komisioni për Kulturë dhe Turizëm do të debatojë për Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për kulturë në lexim të parë dhe për Grupin themelor të punës për përgatitjen e Propozim-programit për shënimin e përvjetoreve jubilare të ngjarjeve të rëndësishme dhe personaliteteve të shquara për vitin 2025. Sot do të mbajë mbledhje Komisioni-juridik-ligjvënës ku janë disa propozim-ligje.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Si shfaqet stresi kronik i punës dhe si ta menaxhoni atë
Next Article Dita e ndeshjes: Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?