By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vazhdon gjykimi i ish-drejtuesve të UÇK-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vazhdon gjykimi i ish-drejtuesve të UÇK-së
Maqedoni

Vazhdon gjykimi i ish-drejtuesve të UÇK-së

admin
Last updated: 01/04/2025 09:46
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqi.

Në Hagë, sot, do të vazhdojë dëshminë dëshmitari i radhës i Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Kurse këtë javë pritet që të përfundojë lista me emrat e propozuar për intervistim nga kjo palë.

“Siç ishte paralajmëruar edhe më parë, ZPS do të përfundojë me dëshmitë e dëshmitarëve në gjykatë këtë javë, ndërsa do ta përfundojë çështjen e saj deri më 15 prill. Numrin e dëshmitarëve që kanë dëshmuar deri më tani dhe atyre të cilave janë pranuar me shkrim, do ta bëjë të ditur kur të jenë të gatshme”, thonë në përgjigjen e ZPS-së

E pas prokurorisë, radha do t’u vije palëve të tjera. Në një përgjigje për RTK-në, nga Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se pasi prokuroria ta ketë mbyllur çështjen e saj, ekipeve mbrojtëse do t’u jepet mundësia të kërkojnë rrëzimin e ndonjë akuze apo të gjitha akuzave ndaj klientëve të tyre.

“Nëse vendosin të bëjnë kërkesa të tilla, ekipet e mbrojtjes kanë njoftuar se do t’u nevojiten rreth katër javë për t’u përgatitur për këtë. Pasi gjykatësit të kenë vendosur për këto kërkesa, në qoftë se kanë, Mbrojtësi i Viktimave do të fillojë të paraqesë  çështjen e tyre. Gjatë seancave të fundit, Mbrojtësi i Viktimave ka deklaruar se do të dëshironin të paraqisnin tre deri në katër dëshmitarë dhe se do t’u nevojiteshin nga një deri në dy javë për të paraqitur çështjen e tyre. Nëse Trupi Gjykues hedh poshtë plotësisht ose pjesërisht kërkesat e ekipeve mbrojtëse, atyre do t’u jepet kohë për t’u përgatitur për çështjen e tyre përkatëse. Ata kanë deklaruar se do t’u nevojiten rreth 10 javë pune për ta bërë këtë. Pasi të jenë përgatitur, ekipet e mbrojtjes do të fillojnë të paraqesin çështjet e tyre”, thonë nga Specialja.

Sipas Dhomave të Specializuara, është me rëndësi të theksohet se i takon Trupit Gjykues të vendosë për afatet kohore që do t’u jepen palëve për t’u përgatitur për çështjet dhe parashtrimet e tyre.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ZRRE: Vendimi për çmimin e rrymës merret më 11 prill
Next Article Kallëzim penal për policin i cili zbuloi sekret zyrtar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?