By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, po merren në pyetje të akuzuarit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, po merren në pyetje të akuzuarit
Maqedoni

Vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, po merren në pyetje të akuzuarit

admin
Last updated: 26/03/2025 08:55
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 mars – Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup. Në seancën e kaluar gjyqësore ishte marrë në pyetje i akuzuari Boro Videvski i cili deklaroi se nën torturë fizike ishte i detyruar të nënshkruajë deklaratë me të cilën do të duket fajtor dhe se pas rrahjes me shkop druri e detyruan të thotë se e njihnin babanë e vajzës.

Videvski ishte marrë në pyetje nga ana e avokatit të tij, ndërsa marrja e tij në pyetje duhet të vazhdojë edhe sot.

Më parë ishte marrë në pyetje i akuzuari Velibor Manev i cili në hollësi e sqaroi grabitjen e Vanjës dhe Pançes, me çka theksoi se koordinator dhe ekzekutues i vrasjeve ishte Palevski. Ai theksoi se pas vrasjes së Pançes, ka vazhduar me grabitjen e Vanjës për shkak të frikës dhe kërcënimeve ndaj tij dhe familjes së tij.

Manev potencoi se kishin vlerësuar se duhej të grabisnin një grua të moshës 38-40 vjet dhe se kishin bërë përpjekje t’ia ndërrojnë mendjen Palevskit pasi e kishin parë se kishin grabitur një fëmijë. Njëherësh, tha se për grabitjen u ishin premtuar nga 150 mijë euro.

Ai thoshte se babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, nuk është i përfshirë në rast.

Edhe Manev, si edhe Videvski, theksoi se ishin të ekspozuar në torturë gjatë marrjes së tyre në pyetje.

Sipas paralajmërimit, pas marrjes në pyetje të Manevit dhe Videvskit do të merren në pyetje edhe të akuzuarit Vllatko Keshishev, Aleksandar Gjorçevski dhe në fund Lupço Palevski.

Në aktakuzë qëndron se Lupço Palevski, Boro Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski. bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim. Përderisa grabitja e të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles ishte bërë me qëllim që ta detyrojnë që tua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup.

Vanja e mitur dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kryetarja e Rotari International Urçik në Shkup
Next Article Prezantim i gjetjeve nga puna e institucioneve dhe organit rregullator në shërbimet mediatike audiovizive

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?