By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Veç performancave magjike, Dua Lipa vodhi vëmendjen e veshur në Swarovski
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Veç performancave magjike, Dua Lipa vodhi vëmendjen e veshur në Swarovski
Showbizz

Veç performancave magjike, Dua Lipa vodhi vëmendjen e veshur në Swarovski

admin
Last updated: 25/06/2025 13:53
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Vera e vitit 2025 është nën ritmin e Dua Lipës, e cila po elektrizon skenat më të mëdha të botës me turneun e saj “Radical Optimism”.

Pas koncerteve në Australi dhe Evropën kontinentale, ylli me origjinë shqiptare është kthyer në Britaninë e Madhe, ku mbajti një performancë madhështore në Wembley Stadium në Londër, përpara se të niset për në Liverpool e më pas në Dublin.

Në këtë etapë të re të karrierës, Dua ka përfshirë në list hitet e reja si “Training Season” dhe “Houdini”, krahas këngëve që e bënë të famshme globalisht si “One Kiss” dhe “Be The One”.

Dua Lipa

Mbrëmjet e saj janë më shumë se koncerte – janë spektakël total, ku muzika, moda dhe skena bashkohen në mënyrë unike.

Një nga momentet më të komentuar ishte kur Dua ftoi në skenë Charli XCX, për të performuar një këngë nga albumi i saj “Brat”, duke surprizuar publikun me këtë bashkëpunim të papritur.

Por përveç muzikës, vëmendje të madhe kanë marrë edhe veshjet ikonike të këngëtares.

Në natën e parë në Wembley, ajo shkëlqeu me një kostum të personalizuar nga Swarovski, krijuar nga drejtoresha kreative Giovanna Engelbert. Trupi i saj ishte i mbuluar me rrjetë kristalesh dhe një sërë detajesh të qëndisura me kujdes, përfshirë sutjena me kristale dhe bizhuteri të rënda.

Pamja u plotësua me çizme gjysmë të gjata me shkëlqim nga Christian Louboutin dhe një pallto me gëzof me vija brenda që rikujtonin flamurin britanik – një nderim ndaj rrënjëve të saj në Mbretërinë e Bashkuar.

Turneu “Radical Optimism” nuk është thjesht një rikthim në skenë për Dua Lipën – është një deklaratë force artistike dhe stili, që e ngre standardin për performancat live të muzikës pop në nivel global.

Dua Lipa

You Might Also Like

Dani Olmo festoi Kupën e Botës në krahët e të dashurës – momenti romantik që mori vëmendjen

“Të mungosh në trevjetorin e ditëlindjes së djalit tënd”, ish-partnerja Ajsel Abazi me akuza ndaj Eros Grezdës

Dua Lipa tërheq vëmendjen me stilin e saj në finalen e Kupës së Botës

Kader Kicaj shfaqet super ‘hot’, vështirë t’i largosh sytë

Bebe Rexha tërheq vëmendjen me veshjen e guximshme gjatë performancës në Los Angeles

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjithçka rreth ‘dasmës së shekullit’ që zhvillohet në Venecia këtë javë
Next Article OEK letër Kurtit, bizneset kërkojnë shtyrjen e kalimit në tregun e lirë të energjisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?