By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Veligdenov: Punonjësit në filialet e Postës së Maqedonisë protestojnë, më 7 qershor do të organizojnë grevë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Veligdenov: Punonjësit në filialet e Postës së Maqedonisë protestojnë, më 7 qershor do të organizojnë grevë
Maqedoni

Veligdenov: Punonjësit në filialet e Postës së Maqedonisë protestojnë, më 7 qershor do të organizojnë grevë

admin
Last updated: 22/05/2024 13:15
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 maj – Punonjësit në të gjitha filialet të Postës së Maqedonisë sot organizojnë protestë për të shprehur revoltën dhe shqetësimin e tyre për të ardhmen e kompanisë dhe për ruajtjen e vendeve të tyre të punës, sepse për një periudhë të gjatë është duke u përballur me krizë të madhe financiare dhe me një organizim të keq të operimit dhe me këtë është sjellë në një kaos të madh dhe në fund të ekzistencës, theksoi në konferencë për shtyp Boro Veligdenov, kryetar i organizatave sindikale të Postës së Maqedonisë.

“Nuk e dimë se kur do të paguhemi sepse nuk kemi burime të mjaftueshme financiare dhe as ekipi drejtues nuk ka përgjigje për këtë pyetje, sepse prisnin një lloj fluksi. Posta e Maqedonisë është sjellë në gjendje shkatërrimi, mbijetesa e saj është në pikëpyetje të madhe dhe kërkojmë një takim urgjent me qeverinë e re për zgjidhjen e situatës. Ajo që ne kemi kërkuar prej vitesh është që të fillojmë menjëherë dhe pa vonesë reformat e reja dhe riorganizim të përgjithshëm. Procedura për sistematizimin e vendeve të reja të punës është themeli dhe baza për stabilizimin dhe funksionimin e mëtejshëm të ndërmarrjes. Qeveria duhet të mbrojë interesin e Postës së Maqedonisë, sepse 2000 punëtorë do të mbeten në rrugë dhe ne do të jemi shembulli i vetëm në botë që një postë shtetërore nuk funksionon, gjegjësisht nuk ekziston”, theksoi Veligdenov.

Përfaqësuesit sindikalë në Postën e Maqedonisë kërkuan reforma në kompanitë që të fillojnë sa më shpejtë, me ndërmarrje të masave më serioze për stabilizim të gjendjeve.

“Të mos ketë më shumë se 15 filiale me 15 drejtorë dhe një mijë të punësuar, neve na nevojiten punonjës në procesin teknologjik që qytetarët të jenë të kënaqur nga shërbimet tona. Qeveria e ardhshme të ndërmerr masa edhe për trupin rregullator të Agjencisë për posta, e cila nga ne merr sasi të mëdha parash, kjo duhet të jetojë sipas Ligjit për shërbime postare. Kemi informacione se në vendin tonë shpëndahen dërgesa nga vendet fqinje, që është në kundërshtim me të gjitha dispozitat ndërkombëtare për trafik postar. Agjencia të ndërmerr përgjegjësi përballë operatorëve të tjerë, të cilët kryejnë dërgesë konkurrente dhe jolojale”, theksoi Sasho Dimitrievski, përfaqësuesi i Sindikatës së Postës së Maqedonisë

Në konferencën për shryp u kërkua që të ndërpritet edhe me politikat kadrovike partiake, e cila e ka shkatërruar Postën e Maqedonisë, ndërsa është paralajmëruar edhe grevë për fillimin e muajit të ardhshëm.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Banorët e Likovës kanë filluar të paraqesin dëmet për tokat bujqësore pas reshjeve të djeshme të shiut dhe breshrit
Next Article Katarina Nikollov: Interesimi për ndërtimin e ndërtesave për banim është dhe do të jetë i madh jo vetëm në Shkup, por edhe në qytete tjera

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?