By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vengu nderon katër pilotë dhe teknikë të Forcës Ajrore: Kontribut në sigurinë e vendit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Vengu nderon katër pilotë dhe teknikë të Forcës Ajrore: Kontribut në sigurinë e vendit
Shqipëri

Vengu nderon katër pilotë dhe teknikë të Forcës Ajrore: Kontribut në sigurinë e vendit

admin
Last updated: 19/02/2025 11:16
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Në bazën ajrore të Farkës u zhvillua sot ceremonia e nderimit të  pilotëve të Forcës Ajrore major Dhori Martiri, nënkolonel Faslli Spahiu, nënkolonel Pajtim Golemi dhe teknikut Bardhok Marku, të cilët dalin në lirim, pas kontributit të tyre të pazëvendësueshëm në Forcat e Armatosura.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast merrte pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili i nderoi me medaljen e mirënjohjes si dhe i vlerësoi përkushtimin dhe sakrificat e tyre për kontributin e jashtëzakonshëm në mbrojtjen e hapësirës ajrore dhe sigurisë së Shqipërisë.

Në fjalën e tij, Vengu tha se “të katër profesionistët që nderojmë sot janë një shembull i dyfishtë i sakrificave të një kohe që nuk është më dhe një shembull i sakrificave që jemi duke ndërtuar së bashku. Ju të katërt, në të gjithë gamën që përfaqësoni qoftë si teknikë, pilotë, mirëmbajtës, por edhe në rrafshin e shërbimit meteorologjik dhe shkencor, përfaqësoni tërësinë e profesioneve, aftësive dhe virtyteve që gjejmë pranë Forcave të Armatosura dhe veçanërisht pranë Forcës Ajrore që nderojmë sot”.

“Ju mbyllni një kapitull të rëndësishëm të jetës tuaj, ku për dekada keni treguar përkushtim dhe profesionalizëm në mbrojtje të hapësirës ajrore dhe sigurisë së vendit. Të shërbesh si teknik dhe pilot aviacioni nuk është vetëm një detyrë, është një mision që kërkon sakrificë, disiplinë dhe një guxim shumë të madh, dhe siç na e treguat sot guximi  nuk ju ka munguar dhe dua t’ju përulem me shumë nderim ndaj sakrificave që keni bërë”, tha Vengu.

Ministri Vengu u shpreh se “secili prej tyre ka shkruar një faqe të rëndësishme në historinë e Forcës Ajrore Shqiptare. Dedikimi për atdheun, dedikimi për sigurinë kombëtare është një virtyt, i cili edhe mund të mësohet, edhe mund trashëgohet dhe kjo na jep një përgjegjësi mjaft të madhe kur vjen puna te dedikimi ndaj kapitalit njerëzor pranë FA dhe posaçërisht pranë Forcës Ajrore”.

Duke theksuar angazhimin e qeverisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes për përmirësimin e kushteve të punës dhe trajtimit të personelit të Forcës Ajrore, Vengu tha se “qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes kanë punuar për të përmirësuar kushtet e punës dhe trajtimin e pilotëve, teknikëve dhe personelit tjetër mbështetës. Kemi ende shumë punë për të bërë. Është bërë një hap në këndvështrimin e trajtimit financiar, por kjo nuk do të ndalet me kaq. Është dedikim i kësaj qeverie që të vijojë rritjen e trajtimit financiar dhe rritjen e mbështetjes qoftë shëndetësore, por edhe sociale për Forcat e Armatosura dhe veçanërisht për Forcën Ajrore, për personelin fluturues dhe mirëmbajtës”.

Ministri gjithashtu theksoi prioritetet e tjera të qeverisë për zhvillimin e forcimin e Forcës Ajrore, duke përfshirë, rritjen e kapaciteteve njerëzore operacionale dhe përmirësimin e infrastrukturës, blerjen e avionëve me përdorim të dyfishtë për mbështetje dhe për emergjenca civile, investime në sistemet e komunikimit dhe informacionit në Bazën Ajrore Taktike të NATOS në Kuçovë apo kompletimin dhe mirëmbajtjen e helikopterëve Blackhawk, në bashkëpunim me partnerët strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama: Thaje “kënetën” me votë, regjistrohu deri në 4 mars për të votuar nga jashtë
Next Article Horoskopi për ditën e sotme, 19 shkurt 2025

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?