By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vetëm gjatë javës së fundit mbi 320 raste të zjarreve, Metaj: Kemi humbur një zjarrfikës dhe një qytetar, dy zjarrfikës tjetër i kemi të lënduar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vetëm gjatë javës së fundit mbi 320 raste të zjarreve, Metaj: Kemi humbur një zjarrfikës dhe një qytetar, dy zjarrfikës tjetër i kemi të lënduar
Maqedoni

Vetëm gjatë javës së fundit mbi 320 raste të zjarreve, Metaj: Kemi humbur një zjarrfikës dhe një qytetar, dy zjarrfikës tjetër i kemi të lënduar

admin
Last updated: 22/07/2025 14:46
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Drejtori ekzekutiv i Agjencisë e Menaxhimit Emergjent (AME), Genc Metaj në një deklaratë për media theksoi se bazuar në paralajmërimet nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe temperaturave të larta, vendi është duke u përballë me një situatë të vështirë, ku si pasojë, janë paraqitur shumë zjarre në të gjithë vendin.

Metaj në një konferencë për media theksoi se AME, në koordinim të plotë me njësitë e Zjarrfikëse në terren, Qendrat Operative Emergjente 112, Policinë e Kosovës, Ministrin e Punëve të Brendshme si dhe me autoritetet lokale, është e angazhuar maksimalisht dhe po bën përpjekje të vazhdueshme për ta menaxhuar situatën dhe për të parandaluar çdo pasojë nga situata e krijuar.

“Vetëm gjatë javës së të fundit janë raportuar mbi 320 raste të zjarreve, duke përfshirë zjarre malore, fushore si dhe në objekte, në të cilat kemi intervenuar me sukses. Pas intervenimeve dhe koordinimit të suksesshëm, gjendja aktuale është stabile. Momentalisht i kemi 7 zjarre aktive dhe po punohet që edhe këto të shuhen plotësisht”, tha ai.

Ai tha se ky numër është i madh dhe pasojat e mundshme që mund të sjellin këto zjarre janë alarmante.

“Si pasojë e kësaj situate, fatkeqësisht, kemi humbur një zjarrfikës nga Njësia e Gjakovës dhe një qytetar nga komuna e Klinës. Për momentin i kemi të lënduar dy zjarrfikës, një në Njësinë e Lipjanit dhe një në njësinë e Vitisë”, tha ai.

Drejtori ekzekutiv i AME-s ritheksoi vendimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me të cilin ndalohen të gjitha format e ndezjes së zjarreve në të gjithë territorin e vendit, qofshin ato edhe për rekreacion, piknik apo ndezje të fishekzjarrëve.

“Çdo neglizhencë, qëllim apo pakujdesi në ndezjen e zjarreve, do të trajtohet me seriozitet dhe do të pasohet me veprime ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

Kushtet aktuale në teren, mund të ndikojnë në përhapje të reja, por ne jemi duke i ndërmarrë të gjitha veprimet dhe koordinimet e nevojshme që të përballojmë çdo sfidë të re, por nëse numri rritet në masë të madhe atëherë paraqiten vështirësi për reagim nga Njësitë e Zjarrfikjes”, tha ai.

Metaj apeloi te të gjithë qytetarët për kujdes maksimal dhe për bashkëpunim të ngushtë me autoritetet, me qëllim të përbaltjes me sukses të situatës.

“Në fund, shprehë mirënjohje dhe falënderim për Zjarrfikësit, Stafin e AME-së, QOE112, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policin e Kosovës, institucionet lokale dhe qytetaret për bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve.

Bashkëpunimi ndërinstitucional është në nivelin e duhur, por sfidë mbetet vetëdijesimi i qytetarëve. Kjo çështje nuk do të mbetet nën mëshirën e fatit, por janë duke u ndërmarr veprime të koordinuara  për të parandaluar ketë dukuri të dëmshme që vë në rrezik jetën e qytetarëve, pasuritë publike dhe private…”, tha ndër të tjera Metaj.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kërçovë: 16-vjeçar plagoset nga të shtënat gjatë një gëzimi familjar, arrestohen dy persona
Next Article Kërcënimet e Vuçiqit, përgjigjet drejtori i policisë: Jemi të përgatitur për çdo skenar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?