By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vetëpunësimi si motor i zhvillimit 6000 qytetarë, një sinjal i fortë për transformimin ekonomik të Maqedonisë së Veriut!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Vetëpunësimi si motor i zhvillimit 6000 qytetarë, një sinjal i fortë për transformimin ekonomik të Maqedonisë së Veriut!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Vetëpunësimi si motor i zhvillimit 6000 qytetarë, një sinjal i fortë për transformimin ekonomik të Maqedonisë së Veriut!

admin
Last updated: 25/06/2025 18:30
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 qershor – Kur mbi 6000 qytetarë aplikojnë për vetëpunësim brenda një thirrjeje të vetme qeveritare, kjo nuk është thjesht një shifër statistike është shprehje e një dinamike të re shoqërore dhe ekonomike, ku individi synon të marrë në dorë fatin e tij përmes iniciativës, kreativitetit dhe punës së ndershme. Kjo ka qenë nevojë e kamotshme dhe mënyrë e vetme për ta ndalë hovin e ikjes së të rinjve nga vendi. Ata nuk kërkonin shumë, një shtet të drejtë, punë dhe perspektivë për të ardhmen, njëra nga këta elementet bazike është në proces e sipër të realizimit përmes kësaj qasjeje, shkruan Zhurnal.

Procesi i punësimit me hapa të mbarë –

Programi i fundit për vetëpunësim, i mbështetur nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës në bashkëpunim me Agjencinë për Punësim të Maqedonisë së Veriut, është më shumë se një mekanizëm mbështetës financiar. Ai është një deklaratë politike për kthesën që vendi po merr drejt një ekonomie të bazuar në ndërmarrësi, vetëbesim dhe inovacion.

“Qeveria është krah për krah me qytetarët e saj me ata që kanë ide, kurajë dhe vizion për të sjellë ndryshim në jetën e tyre dhe në komunitet,” ka shkruar ministri Besar Durmishi, duke nënvizuar rëndësinë e kësaj nisme.

Ky numër i lartë aplikimesh është tregues i disa tendencave pozitive:

Rritja e besimit qytetar ndaj institucioneve publike, të cilat për një kohë të gjatë janë parë si burokraci të largëta dhe joefikase. Riorientimi i shoqërisë drejt punës dhe prodhimit, në vend të pritjes pasive për punësime shtetërore ose migrim ekonomik. Fuqizimi i iniciativës individuale dhe rritja e kulturës së sipërmarrjes, veçanërisht në mesin e të rinjve dhe grave dy kategori shpesh të margjinalizuara në tregun tradicional të punës.

Në këtë kontekst, vetëpunësimi nuk është vetëm zgjidhje individuale për papunësinë, por një instrument zhvillimi që nxit barazi sociale, decentralizim ekonomik dhe ringjallje të zonave periferike.

Qeveria ka dërguar një sinjal të qartë se nuk mjafton të krijohen fonde, por se është i nevojshëm një ekosistem funksional mbështetës për bizneset e reja nga trajnimet dhe mentorimi, deri te lehtësimi i qasjes në treg dhe digjitalizimi.

“Ky interes i madh është dëshmi e fryteve të para të reformave të ndërmarra dhe i përkushtimit të institucioneve për të qenë pranë qytetarëve që ndërmarrin hapa të guximshëm drejt vetërealizimit,” theksoi ministri Durmishi.

Vetëpunësimi gjithashtu ka një efekt zinxhir çdo ide biznesi që kthehet në realitet, mund të krijojë vende të reja pune, të gjenerojë të ardhura në komunitet, të mbajë të rinjtë në vend dhe të kontribuojë në zhvillimin e një ekonomie gjithëpërfshirëse dhe moderne, që nuk varet nga sektorë të pakët apo investime të huaja afatshkurtra.

Por, suksesi afatgjatë i këtij transformimi varet nga vazhdimësia e politikave, monitorimi i rregullt i rezultateve dhe krijimi i kushteve që nismat individuale të mos mbeten të izoluara apo të dështuara për mungesë mbështetjeje strukturore. Është momenti i duhur që shteti të pozicionohet si partner i qëndrueshëm i qytetarit jo si sponsor, por si katalizator i potencialit të tij. Nëse ky ritëm mbahet, atëherë mund të themi me bindje se një shtet i ri po lind me qytetarë që nuk presin, por veprojnë. Me qytetarë që nuk ikin, por ndërtojnë. Dhe ky është revolucioni më i thellë që një shoqëri mund të përjetojë. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Toshkovski: Sistemi “one stop shop” në Tabanocë, do të fillojë më 5 korrik
Next Article Ministria e Drejtësisë: Mbetemi të përkushtuar në reforma, LSDM po tenton ta bllokojë këtë proces

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?