By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vetëvendosje kërkon nga SHBA dhe BE të jenë me racional në kërkesat e tyre karshi Kosovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vetëvendosje kërkon nga SHBA dhe BE të jenë me racional në kërkesat e tyre karshi Kosovës
Maqedoni

Vetëvendosje kërkon nga SHBA dhe BE të jenë me racional në kërkesat e tyre karshi Kosovës

admin
Last updated: 03/04/2024 09:58
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Para takimit në Bruksel midis kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë krahas zgjidhjes për çështjen e dinarit, faktori ndërkombëtar ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se përveç dinarit në Bruksel temë e pranishme në takimin e radhës të kryenegociatorëve, që mbahet pas dy ditësh, do të jetë edhe Asociacioni.

“Krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është një obligim tash e një kohë për Kosovën, kështu që duhet të përmbushet urgjentisht. Kjo është përsëritur disa herë nga Bashkimi Evropian, në nivelin më të lartë, atë të liderëve evropianë. Kështu që nëse Kosova nuk arrin që ta përmbush këtë, atëherë kjo nuk do të jetë shenjë pozitive e vullnetit për të ecur drejt normalizimit, që tani është i lidhur me rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit”.

Ndonëse, themelimi i asociacionit është kompetencë e Qeverisë, ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien, e ka telefonuar presidenten Osmani të cilës ia ka rikujtuar obligimet që ka Qeveria.

“Telefonatë e mirë sot me presidenten e Vjosa Osmani. Ne diskutuam për rëndësinë që Kosova të zbatojë rregulloret monetare për përfitim të gjithë qytetarëve kosovarë, përfshirë edhe komuniteti i pakicës serbe dhe që palët t’i përmbushin të gjitha detyrimet e dialogut të BE-së – për Kosovën kjo përfshin Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

Pavarësisht kërkesës së faktorit ndërkombëtar që themelimi i Asociacionit është urgjencë, Qeveria vazhdon ta ketë qëndrimin e palëkundur se pikat e marrëveshjes për normalizim duhet të zbatohen sipas renditjes.

Kryetari i komisionit parlamentar për Legjislacion nga Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, kërkon nga SHBA-ja dhe BE-ja të jenë me racional në kërkesat e tyre sepse, sipas tij, Asociacioni është pika e shtatë e marrëveshjes dhe nuk mund të jetë parakusht për Kosovën.

‘’Qëndrimi i institucioneve të Kosovës është i qartë se marrëveshja bazë e Brukselit duhet të implementohet në tërësi duke filluar nga pika e parë. Nuk mund të shkëputet një pikë dhe të vendoset si parakusht”, tha Rrustemi për rtv21.

Serbia ndërkohë, ka thënë se nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve pa themelimin e Asociacionit.

You Might Also Like

Çfarë fshihet nën Kalanë e Samoilit? Arkeologët kanë nisur sërish gërmimet në Ohër

Lija e deleve shkakton katastrofë në blegtori

Zoran Efremovit: Gruevskit iu ofrua kthimi dhe liria, me një kusht – të largohej përgjithmonë nga politika

Punimet e autostradës Kërçovë-Ohër, po shterin lumin Treska

Nesër fillon gjykimi kundër ish zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 12 viktima në prag të zgjedhjeve lokale në Meksikë
Next Article Pakora me perime: Vështirë t’i rezistosh shijes së këtij gatimi indian

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë
Shqipëri
Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit
Shqipëri
Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri
Kosovë
Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?