By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Visar Ganiu inspekton nga afër përgatitjet për projektin strategjik të ujësjellësit dhe kanalizimit në lagjen Saat Kullë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Visar Ganiu inspekton nga afër përgatitjet për projektin strategjik të ujësjellësit dhe kanalizimit në lagjen Saat Kullë
Maqedoni

Visar Ganiu inspekton nga afër përgatitjet për projektin strategjik të ujësjellësit dhe kanalizimit në lagjen Saat Kullë

admin
Last updated: 23/05/2025 15:38
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 maj – Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, realizoi sot një vizitë në terren në lagjen Saat Kullë, ku inspektoi nga afër vijimin e punimeve përgatitore për hartimin e dokumentacionit teknik të nivelit të projektit bazë, që parasheh ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe atij atmosferik.

Ky projekt përfaqëson një investim strategjik për zhvillimin e infrastrukturës themelore në këtë zonë urbane, me një vlerë prej 1 milion euro, i cili është përkrahur nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2024.

“Qëllimi kryesor i këtij projekti është sigurimi i një furnizimi të qëndrueshëm me ujë të pijshëm në përputhje me të gjitha standardet sanitare dhe higjienike, si dhe krijimi i një sistemi modern dhe efikas për menaxhimin dhe largimin e ujërave të ndotura dhe atyre atmosferike,” theksoi kryetari Ganiu gjatë vizitës.

Realizimi i këtij projekti pritet të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës për banorët e lagjes Saat Kullë dhe të kontribuojë në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik në këtë zonë me potencial të lartë zhvillimi urban.

You Might Also Like

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë

Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive

Xhabir Doko: Shteti ka probleme serioze jo vetëm në politikën e jashtme, por edhe me ekonominë dhe marrëdhëniet ndëretnike

Nesër pa energji elektrike disa pjesë të Tetovës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VLEN jep lajmin e mirë për mërgimtarët
Next Article Reagime të Platformës së Shoqatave Civile: Qeveria t’i publikojë detajet e marrëveshjes me Mbretërinë e Bashkuar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë
Maqedoni TOP LAJM
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kosovë Maqedoni
Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht
Kosovë
Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?