By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: 250 milion euro mbështetje për kompanitë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: 250 milion euro mbështetje për kompanitë
Maqedoni

VLEN: 250 milion euro mbështetje për kompanitë

admin
Last updated: 01/08/2024 14:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 gusht – Në Gllumovë të komunës së Sarajit ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi së bashku me zv/Kryeministrin e RMV-së, Arben Fetain- përgjegjës për Qeverisjen e mirë, zv/Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Flakron Bexheti si dhe zv/sekretarin gjeneral, Hasim Murtezani vizituan fabrikën për përpunimin dhe prodhimin produkteve të mishit, “Tiamo”.

Fabrika “Tiamo” është fabrikë e cila që nga viti 1997 përfaqëson një ndër brendet më të njohura lokale dhe kombëtare dhe është një sinonim i cilësisë dhe traditës afatgjate. Duke u njoftuar me punën rrjedhëse të kompanisë, planet për investime të mëtejshme si dhe rritjen e prodhimit dhe planet për zgjerimin e plasmanit të produkteve në vendet e rajonit, përfaqësuesit e qeverisë informuan menaxhmentin në fjalë se me qëllim të mbështetjes së ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, Ministria e Ekonomisë dhe Punës në kuadër të Qeverisë ka shpallur pesë thirrje publike në përputhje me Programin për zhvillimin e sipërmarrësisë dhe konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për vitin 2024. Për masat në përputhje me këtë Program janë ndarë gjithsej 80.000.000 denarë nga Buxheti i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës.

Gjithashtu, ata diskutuan për thirrjen publike për kompensimin e një pjese të kostove të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për certifikimin e sistemit HALLALL. Sa i përket mbështetjes së biznesit, janë parashikuar 250 milion euro për mbështetjen e kompanive, linjë kreditore të cilat janë siguruar nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me Republikën e Hungarisë. Ministria e Financave tashmë po përgatit ligjet për këtë linjë kreditore, ndërsa në mënyrë plotësuese do të përcaktojë kushtet sipas të cilave kompanitë do të mund të aplikojnë për këto mjete financiare.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Osmani uron Zvicrën për ditën kombëtare: Ke qenë një mike e vërtetë
Next Article Sindikata e Minatorëve: S’po kërkojmë diçka jo legjitime, por shpagimin e mundit tonë – pagën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?