By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: BDI dhe Jeton Shaqiri kanë shkatërruar arsimin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: BDI dhe Jeton Shaqiri kanë shkatërruar arsimin
MaqedoniTOP LAJM

VLEN: BDI dhe Jeton Shaqiri kanë shkatërruar arsimin

admin
Last updated: 03/09/2025 09:53
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 shtator – Raporti i Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2023 është një aktakuzë direkte kundër BDI-së dhe ish-ministrit të Arsimit Jeton Shaqiri. Ky raport ekspozon qartë nivelin e korrupsionit, paaftësisë dhe papërgjegjësisë kriminale që ka sunduar në Ministrinë e Arsimit nën drejtimin e BDI-së.

3.4 milionë euro janë harxhuar për një konvikt në Tetovë që nuk funksionon, pa ventilim, pa ushqim, pa kushte minimale për studentët. 18 milionë euro kredi studentore të papaguara që nga viti 1998, pa asnjë përpjekje për t’i zgjidhur. 13 milionë euro për libra shkencorë që as nuk janë shpërndarë, as nuk janë regjistruar, thjesht janë kalbur nëpër depo. 2.9 milionë euro për studentë jashtë vendit, pa asnjë strategji për t’i kthyer dhe angazhuar në vend.
Paratë u hodhën, rinia u braktis. Projekte ndërtimore të braktisura që nga viti 2016, që kërkojnë edhe 22 milionë euro të tjera për përfundim, një vrimë e zezë për buxhetin e shtetit.

Këto nuk janë thjesht dështime administrative. Kjo është vjedhje sistematike dhe krim i organizuar kundër arsimit! BDI ka shkatërruar të ardhmen e brezave të rinj dhe ka fundosur arsimin në kolaps të plotë.

Por ky nuk është i vetmi skandal i kohëve të fundit. Brenda një kohe të shkurtër, dy raporte negative nga Enti i Revizionit kanë ekspozuar keqpërdorimet e funksionarëve të BDI-së: Ky raport për Ministrinë e Arsimit dhe Jeton Shaqirin, dhe Raporti për keqpërdorimet në organizimin e samitit të OSBE-së në Shkup, gjatë kohës kur Bujar Osmani ishte ministër i Punëve të Jashtme, një tjetër dëshmi e papërgjegjësisë dhe mungesës së transparencës në menaxhimin e parasë publike.

VLEN kërkon hetim të menjëhershëm dhe përgjegjësi penale për të gjithë ata që kanë abuzuar me fondet publike. Askush nuk është mbi ligjin. Koha e hajnisë në arsim dhe institucione ka marrë fund.

VLEN sjell fundin e pandëshkueshmërisë së BDI-së dhe fillimin e llogaridhënies së vërtetë!

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article PESHKATARI
Next Article Osmani, diskutim i hapur në Teneqe mahallë për vizionin e ri për Çairin e ndershëm dhe modern

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?