By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: BDI shkatërroi mjedisin, VLEN me masa konkrete për ajër të pastër
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: BDI shkatërroi mjedisin, VLEN me masa konkrete për ajër të pastër
Maqedoni

VLEN: BDI shkatërroi mjedisin, VLEN me masa konkrete për ajër të pastër

admin
Last updated: 07/01/2025 12:38
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 janar – BDI e ka ndotur shoqërinë shqiptare me kriminalitet, kazino, tenderë, amoralitet dhe nepotizëm. Pas 22 vitesh në pushtet, sot, pikërisht sot, BDI-së i erdhi ndër mend për herë të parë të kujdeset për mjedisin jetësor ku jetojnë qytetarët tanë.

BDI është parti gjatë mandatit të së cilës Tetova nuk mori ujë, por mori një deponi në mes të qytetit; Kërçova nuk mori ajër të pastër, por mori një deponi në mes të qytetit; Struga nuk mori statusin e një komune të suksesshme, por njëashtu mori një deponi në mes të qytetit.

Ndotja e ajrit nuk është problem i djeshëm. Gjendja me cilësinë e ajrit përbën një sfidë shumëvjeçare, e cila kërkon masa sistematike dhe strategjike. Për fat të keq, mangësitë e grumbulluara nga vitet dhe qeveritë e kaluara nuk mund të kapërcehen për disa muaj.

Qeveria po ndërmerr aktivitete për vendosjen e kontrollit të plotë mbi kapacitetet industriale, promovimin e burimeve ekologjike të ngrohjes, si dhe inspektime të vazhdueshme dhe të intensifikuara dhe bashkëpunim me vetëqeverisjet lokale.

Për herë të parë, qeveria ka miratuar një “Program kundër ndotjes së ajrit 2024-2030”. Qeveria tashmë ka miratuar një dokument strategjik planifikues me qëllime konkrete programore dhe paketa projektesh që synojnë uljen e emetimit të grimcave të ngurta në qytete. Për më tepër, është përgatitur një Plan Veprimi për sezonin e ngrohjes, i cili parashikon masa të menjëhershme dhe afatshkurtra për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe uljen e ndotjes së ajrit.

Po zbatohen inspektime të intensifikuara dhe kontrolle ndaj të gjithë ndotësve të mundshëm. Ministria e Mjedisit Jetësor, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror për Mjedisin Jetësor, po zbaton kontrolle të intensifikuara dhe të jashtëzakonshme mbi kapacitetet industriale me leje të integruara mjedisore A. Monitorohet vazhdimisht edhe cilësia e ajrit dhe publiku informohet rregullisht për gjendjen dhe masat e rekomanduara për mbrojtje.

Shqetësimi i qytetarëve është përgjegjësia jonë e përbashkët. Jemi të vetëdijshëm se qytetarët po përballen me probleme reale që lidhen me ndotjen e ajrit. E pikërisht për këtë arsye, në vend të akuzave të ndërsjella dhe përpjekjeve për të mbledhur pikë politike, është e nevojshme bashkëpunimi konstruktiv dhe mobilizimi i të gjitha palëve të interesuara si institucioneve shtetërore, komunave, organizatave joqeveritare dhe sektorit të biznesit.

VLEN mbetet i përkushtuar në zbatimin e masave të miratuara dhe përmirësimin e rregulloreve ligjore për mbrojtjen e mjedisit jetësor. U bëjmë thirrje të gjitha subjekteve politike, përfshirë edhe BDI-në, të kontribuojnë në përpjekjet e përbashkëta me propozime konkrete, mbështetje dhe përgjegjësi të ndarë sepse një mjedis jetësor i shëndetshëm është prioritet për të gjithë qytetarët.

Prandaj, në vend të përpjekjeve për politizimin e këtij problemi, VLEN i fton të gjithë aktorët të përqendrohen në zbatimin dhe përmirësimin e masave dhe programeve tashmë të miratuara, me qëllim që të sigurojmë ajër të pastër dhe një mjedis jetësor më të shëndetshëm për të gjithë

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski për Grubin: Të gjithë të arratisurit nga drejtësia, të vijnë dhe të përballen me faktet
Next Article Filipçe: Le të punojmë së bashku për shtetin dhe shoqërinë për t’i bërë ato një vend më të mirë për të jetuar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?