By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: BDI sikur dëshiron që VMRO-DPMNE të fitojë me mbi 60 deputetë!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: BDI sikur dëshiron që VMRO-DPMNE të fitojë me mbi 60 deputetë!
Maqedoni

VLEN: BDI sikur dëshiron që VMRO-DPMNE të fitojë me mbi 60 deputetë!

admin
Last updated: 28/04/2025 10:39
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 prill – Mëkatet më të mëdha ndaj popullit të vet i bën BDI-ja. Nëse dikush punon kundër interesave të shqiptarëve në Maqedoni, padyshim që janë Ali Ahmeti dhe Bujar Osmani. Vetëm amatorët politikë nuk mund të parashikojnë se në zgjedhjet lokale së bashku me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, kjo VMRO-DPMNE, në këtë gjendje dhe përballë kësaj opozite të dobët, do të dalë fituese absolute, me një shumicë prej mbi 60 deputetësh.

Derisa në kombinimet parlamentare të mos arrihet një shumicë prej dy të tretave pa deputetët e VMRO-DPMNE-së, opozita LSDM dhe BDI nuk kanë të drejtë të vajtojnë në mënyrë të rreme për perspektivën evropiane.

Nuk i mjaftoi BDI-së që, ndër të tjera, për shkak të sjelljes së saj kriminale në qeverinë e LSDM-së, në zgjedhjet e fundit parlamentare VMRO-DPMNE kaloi nga opozita në fitore me 58 deputetë, tani, edhe duke qenë në opozitë, përmes narrativave të rreme dhe manipuluese për gjoja “deshqiptarizim”, vetëm sa e forcojnë edhe më shumë këtë parti.

Shqiptarët nuk janë aq naivë sa të besojnë gënjeshtrat e BDI-së. Ata kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare për të realizuar një “Qeveri të Përzhinës”, ku ministrin e Punëve të Brendshme do ta japë kontrollori i tyre politik, LSDM-ja.

Ali Ahmeti sheh në ato 100 ditë një mundësi për të shkatërruar provat e korrupsionit të ish-zyrtarëve të tij. Nëse nuk mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, BDI nuk dëshiron të dalë vetëm në zgjedhjet lokale.

Pse? Sepse për 22 vite kanë marrë pjesë në zgjedhje nga pozitat e pushtetit, duke keqpërdorur MPB-në, shantazhuar të punësuarit në administratë, blerë vota me paratë e qytetarëve, mbushur kutitë e votimit dhe falsifikuar vullnetin e votuesve.

Tani janë të frikësuar. Koalicioni VLEN do t’i mundë në zgjedhje lokale të lira, të ndershme dhe demokratike. Qytetarët do t’i kthejnë në realitet. Më në fund, ata do të përballen me një realitet shumë të hidhur.

Pa reformë programore dhe kadrovike, nuk kanë çfarë të kërkojnë nga votuesit!

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mot me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell
Next Article BDI: Margjinalizimi i shqiptarëve rrezikon stabilitetin, funksionalitetin dhe rrugën europiane të shtetit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?