By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: BDI të reflektoj dhe ta përjashtojë Grubin nga partia
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: BDI të reflektoj dhe ta përjashtojë Grubin nga partia
Maqedoni

VLEN: BDI të reflektoj dhe ta përjashtojë Grubin nga partia

admin
Last updated: 09/01/2025 11:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 janar – Koalicioni VLEN në një kumtesë për media i bënë thirrje BDI-së që të marrë masa konkrete për të ruajtur partneritetin strategjik të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të dëshmojë se shqiptarët nuk do të mbahen peng i krimit.

VLEN kërkon nga BDI që të marrë vendim formal për përjashtimin e Artan Grubit nga anëtarësia partiake.

“Deklaratat e deritanishme të Ali Ahmeti dhe Bujar Osmani për parimin dhe transparencën kanë mbetur vetëm fjalë boshe. I bëjmë thirrje që të ndërmarrin hapa konkretë që do të dëshmojnë se premtimet dhe angazhimet e tyre janë reale dhe se nuk do të lejojnë asnjë dyshim për veprimtari kriminale apo të pandershme që të njollosë reputacionin dhe të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”.

“Presioni publik është real dhe legjitim – qytetarët kërkojnë vepra konkrete, jo fraza boshe. Nëse BDI dëshiron të konfirmojë seriozitetin e angazhimeve të saj për sundimin e ligjit dhe integritetin e përgjithshëm shoqëror, është urgjentisht e nevojshme të tregohet se nuk do të tolerojë aktivitete të dyshimta nga radhët e saj. Përjashtimi i Artan Grubit nga partia është një lëvizje e domosdoshme për të dërguar një mesazh të qartë se partia dhe drejtuesit e saj janë të sinqertë në angazhimin e tyre për respektimin e ligjit dhe një partneritet të fortë me SHBA-të. Gjithçka tjetër është dëshmi e qartë se po mbulojnë dhe mbrojnë mikun e tyre Artan Grubin”, thonë nga VLEN.

“Besojmë se me veprime urgjente dhe të vendosur, BDI-ja do të tregojë se fjalët e Ali Ahmetit dhe Bujar Osmanit nuk janë premtime boshe, por se ata vërtet qëndrojnë prapa parimeve të tyre të drejtësisë, ligjshmërisë dhe mbrojtjes së interesave strategjike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, thonë nga VLEN.

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article QMK: Janë shuar pesë zjarre në qiell të hapur, gjendet një mjet shpërthyes afër Komunës së Çashkës
Next Article Zbulohet data e lansimit të Nintendo Switch 2

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?