By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Bujar Osmani ka mbajtur 11 takime në Beograd, 0 në Kosovë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Bujar Osmani ka mbajtur 11 takime në Beograd, 0 në Kosovë
Maqedoni

VLEN: Bujar Osmani ka mbajtur 11 takime në Beograd, 0 në Kosovë

admin
Last updated: 22/07/2025 09:47
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 korrik – Pasi Bujar Osmani zyrtarizoi kandidaturën për kryetar në Komunën e Çairit, nga VLEN kanë dalë me reagim, prej ku thonë se brenda katër viteve si ministër, Bujar Osmani shkoi 11 herë për takime në Beograd, por asnjëherë në Prishtinë. Nga VLEN thonë se Osmani u takua më shpesh me autoritetet serbe sesa me ato kosovare.

“Në Shkup priti edhe ministrin rus Sergej Lavrov, ndërsa ishte pjesë e rregullt e “koreografisë” së shëtitjeve dhe darkave me Aleksandar Vuçiqin. Shqiptarëve u ofroi vetëm diplomaci me selfie, integrime evropiane të bllokuara dhe marketing për veten. Bujar Osmani duket më i lumtur në mesin e diplomatëve serbë sesa me bashkëqytetarët e tij nga Çairi. Nuk ka ndihmuar askënd, nuk është gjetur pranë askujt në Çair, nuk i është përgjigjur askujt në telefon. Në Çair nuk ka ndihmuar për asnjë shkollë të re, nuk ka qenë i pranishëm kur ndërtoheshin rrugë e bulevarde, as kur bëheshin çerdhe e kënde lojërash”.

“Bujarin e intereson vetëm karriera e tij, marrëdhëniet e mira me Beogradin dhe mundësia për të mbetur në politikë. Që në një mandat të takohet më shumë herë me Beogradin sesa me Prishtinën, flet qartë se Bujar Osmani ka harruar prej nga vjen dhe kush janë njerëzit e tij”, thonë nga VLEN.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article AstraZeneca zbulon një investim prej 50 miliardë dollarësh në SHBA
Next Article Zyrtarët e Trump publikojnë të dhënat e FBI-së për Martin Luther King Jr, pavarësisht kundërshtimit të familjes së tij

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?