By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN i reagon Valmir Azirit: Si u keqpërdorën fondet në kulturë, demonstron si u përkraheshin artistët shqiptar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN i reagon Valmir Azirit: Si u keqpërdorën fondet në kulturë, demonstron si u përkraheshin artistët shqiptar
Maqedoni

VLEN i reagon Valmir Azirit: Si u keqpërdorën fondet në kulturë, demonstron si u përkraheshin artistët shqiptar

admin
Last updated: 05/02/2025 19:05
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 shkurt – Pas reagimit që patën sot nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me siç thanë ata, përkrahjen e vogël të projekteve shqiptare nga Ministria e Kulturës, kanë reaguar dhe koalicioni VLEN.

Nga VLEN thonë se ka mbaruar koha kur fondet publike ndaheshin në mënyrë të padrejtë, duke akuzuar ish sekretarin e Kulturës të BDI-së, Valmir Azirin.

VLEN kanë përmendur disa raste kur sipas tyre, Aziri ka punuar me klasifikime dhe jo në mënyrë të drejtë, duka zbatuar praktika të dyshimta.

Reagimi i plotë:

QEVERIA VLEN – SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK

Gjatë periudhës së qeverisjes së mëparshme, ku fjalën kryesore në kulturë e kishte Valmir Aziri, për vite me radhë, kultura shqiptare është shfrytëzuar si një mjet për përfitime të ngushta personale dhe politike, ndërsa artistët e vërtetë janë lënë pas dore ose janë detyruar të pranojnë kushte të padrejta për të marrë mbështetje.

Janë ngritur shqetësime të mëdha mbi mënyrën se si janë ndarë projektet dhe financimet në Ministrinë e Kulturës, ku në vend të meritokracisë dhe transparencës, kanë dominuar interesat klienteliste dhe praktikat e dyshimta. Ka pasur raste të përsëritura ku individë të lidhur me pushtetin e mëparshëm kanë përfituar në mënyrë të padrejtë, ndërsa artistët e pavarur janë lënë jashtë sistemit.

Kjo situatë ka dëmtuar rëndë zhvillimin e kulturës shqiptare, duke e shndërruar atë në një arenë abuzimesh dhe keqpërdorimesh financiare. Nuk mund të lejojmë që institucionet kulturore të vazhdojnë të jenë burime përfitimi për grupe të caktuara në dëm të interesit të përgjithshëm.

Pyesim publikisht:

– A janë skandalet financiare, si ai në teatrin dhe bibliotekën e Tetovës prej 13 milionë euro, pasqyrë e abuzimeve të vazhdueshme?
– A e ka shndërruar Valmir Aziri ndarjen e projekteve kulturore në një skemë për përfitime personale?
– Ku kanë përfunduar 660 mijë denarët e ndarë për shefin e kabinetit të tij, Arlind Huseini?
– Cila është lidhja e Valmir Azirit me Agjencinë e Filmit dhe në çfarë cilësie ka ndërmjetësuar mes Agjencisë dhe aplikuesve?

Me VLEN në pushtet, ky cikël do të marrë fund. Ne garantojmë se fondet publike do të shpërndahen mbi baza të drejta dhe transparente, duke u fokusuar te cilësia e projekteve dhe mbështetja e vërtetë për artistët shqiptarë. Institucionet kulturore si Shtëpitë e Kulturës në Tetovë, Dibër, Gostivar, Kerçovë, Muzeu i Alfabetit në Manastir, Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve dhe shumë të tjera do të mbështeten në mënyrë të drejtë dhe të paanshme.

Koha e favorizimeve të fshehta dhe kërkesave të padrejta ka përfunduar. VLEN është e vendosur të kthejë dinjitetin dhe drejtësinë në kulturën shqiptare. Artistët nuk do të shantazhohen më, nuk do të kushtëzohen më dhe nuk do të përballen më me padrejtësi. Koha për një kulturë të lirë, të pastër dhe të zhvilluar ka ardhur.

You Might Also Like

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?

Evropa mbetet pa ujë, Maqedonia nuk duhet të presë

Strasburgu i tha “jo” edhe një kandidati nga lista e kandidatëve të propozuar nga Maqedonia për gjyqtar në GJEDNJ

Ditën historike e përmbyllëm me një kafe me Kurtin

Qeveria ka 77 milionë euro nga Agjencia e Punësimit për shpëtimin e pensioneve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Qindra gra përdhunohen dhe më pas digjen të gjalla pasi grupi rebel hyri në një burg të Kongos
Next Article Bojkoti i marketeve, Baush: Politikat e gabuara kanë sjellë këtë rezultat

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?
Maqedoni TOP LAJM
Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren
Bota
Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga
Bota
Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?