By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Korridori 8, arteria e madhe që lidh shqiptarët dhe hap horizontin e zhvillimit për vendin!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Korridori 8, arteria e madhe që lidh shqiptarët dhe hap horizontin e zhvillimit për vendin!
Maqedoni

VLEN: Korridori 8, arteria e madhe që lidh shqiptarët dhe hap horizontin e zhvillimit për vendin!

admin
Last updated: 30/08/2025 10:23
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 30 gusht – Qeveria e udhëhequr nga VLEN, përmes Ministrisë së Transportit, po dëshmon vendosmëri historike për ndërtimin e mëtejshëm të Korridorit Hekurudhor 8, duke hapur një kapitull të ri të zhvillimit ekonomik dhe integrimit rajonal. Ky është projekt që tejkalon kufijtë teknikë të ndërtimit, sepse ka dimension kombëtar dhe është arteria kryesore që bashkon shqiptarët dhe forcon pozitën e tyre në rajon.

Në këtë drejtim, Qeveria miratoi vendimin për realizimin e Marrëveshjes për grant në vlerë prej 3,7 milionë euro, siguruar nga Banka Evropiane e Investimeve, i cili do të shërbejë për përgatitjen e dokumentacionit të ri projektues dhe procedurës së tenderimit. Paralelisht, Ndërmarrja Publike për Infrastrukturë Hekurudhore nis procedurën për zgjedhjen e Mbikëqyrjes së ndërtimit, duke garantuar efikasitet dhe transparencë në çdo hap.

Në këtë proces, rol të rëndësishëm po jep edhe zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, e cila theksoi përkushtimin e plotë të Ministrisë për t’i çuar përpara projektet hekurudhore si shtylla kryesore të zhvillimit ekonomik, bashkëpunimit rajonal dhe integrimit kombëtar.

Me këto hapa, VLEN po dëshmon se ndërtimi dhe modernizimi i rrjetit hekurudhor nuk është vetëm prioritet, por një realitet i prekshëm. Korridori 8 do të lidhë shqiptarët nga Shkupi deri në Tiranë dhe Durrës, duke e bërë vendin tonë pjesë të pandashme të korridoreve transportuese evropiane, hapësirë tranziti në Ballkan dhe urë e fortë bashkëpunimi mes shqiptarëve kudo që jetojnë.

Ky është vizioni i VLEN, një shtet i fuqishëm, i lidhur me Shqipërinë dhe Evropën, me ekonomi konkurruese dhe me standarde moderne të transportit. Korridoret hekurudhore nuk janë thjesht linja mbi hartë, ato janë arteriet e zhvillimit që do ta ushqejnë progresin e shqiptarëve dhe të gjithë vendit për dekada të tëra!

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Menduh Thaçi: Largimi i Taravarit nga Qeveria nuk kishte lidhje me çështjet kombëtare – ishte përplasje për interesa dhe tenderë milionash
Next Article Menduh Thaçi rikujton: “BDI-ja në vitin 2011 dhe 2016 pa legjitimitetin e votës Shqiptare është bë pjesë e Qeverisë”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?