By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Marrëdhëniet me Shqipërinë dhe bashkëpunimi ndërshqiptar nuk duhet të bëhen viktimë e interesave partiake
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Marrëdhëniet me Shqipërinë dhe bashkëpunimi ndërshqiptar nuk duhet të bëhen viktimë e interesave partiake
Maqedoni

VLEN: Marrëdhëniet me Shqipërinë dhe bashkëpunimi ndërshqiptar nuk duhet të bëhen viktimë e interesave partiake

admin
Last updated: 09/07/2026 22:46
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 korrik Zhurnal.mk – Pas mbledhjes së sotme të Kryesisë Qendrore, koalicioni VLEN ka reaguar duke theksuar se marrëdhëniet me Shqipërinë, komunikimi institucional dhe bashkëpunimi ndërshqiptar duhet të mbeten jashtë interesave të ngushta politike.

Nga VLEN thonë se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë dhe rajon kanë nevojë për më shumë unitet, besim dhe përgjegjësi të përbashkët, ndërsa çdo përpjekje për dezinformim, insinuata politike apo cenim të marrëdhënieve ndërshqiptare, sipas tyre, është e dëmshme për interesin e përgjithshëm.

“Çdo përpjekje për spiunim, dezinformim, insinuata politike apo cenim të marrëdhënieve ndërshqiptare është e dëmshme, e papërgjegjshme dhe në kundërshtim me interesin e shqiptarëve”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Sipas koalicionit, BDI-ja, në mungesë të rezultateve dhe vizionit, po përpiqet përmes “konstruksioneve të orkestruara” të krijojë mosbesim dhe konfuzion në opinion.

“Kjo nuk është patriotizëm. Kjo është nervozë politike e shndërruar në dëm për interesin e përbashkët të shqiptarëve”, deklarojnë nga VLEN.

VLEN ka theksuar se respekton Ambasadën e Republikës së Shqipërisë si institucion dhe çdo komunikim zyrtar ndërmjet dy shteteve, duke nënvizuar se marrëdhëniet ndërshtetërore dhe ndërshqiptare nuk duhet të reduktohen në interesa individuale apo partiake.

“Institucionet janë më të mëdha se politika ditore, ndërsa marrëdhëniet ndërshqiptare nuk guxojnë të reduktohen në interesat e individëve apo grupeve partiake”, thuhet në reagim.

Nga VLEN theksojnë se do të vazhdojnë komunikimin institucional me Shqipërinë, duke u angazhuar për stabilitet, bashkëpunim dhe përfaqësim dinjitoz të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Shqiptarëve u duhet unitet, jo intriga. U duhet bashkëpunim, jo kurthe politike”, përfundon reagimi i VLEN-it.

You Might Also Like

Çfarë fshihet nën Kalanë e Samoilit? Arkeologët kanë nisur sërish gërmimet në Ohër

Lija e deleve shkakton katastrofë në blegtori

Zoran Efremovit: Gruevskit iu ofrua kthimi dhe liria, me një kusht – të largohej përgjithmonë nga politika

Punimet e autostradës Kërçovë-Ohër, po shterin lumin Treska

Nesër fillon gjykimi kundër ish zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nesër në Shkup do të kryhet dezinsektim ajror
Next Article Agron Shehaj mesazh Kanye West: Refuzoji paratë e Ramës, i përkasin popullit më të varfër në Europë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë
Shqipëri
Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit
Shqipëri
Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri
Kosovë
Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?