By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Ndryshimi ka ardhur: VLEN-i po forcon lidhjet e Maqedonisë së Veriut me Kosovën!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Ndryshimi ka ardhur: VLEN-i po forcon lidhjet e Maqedonisë së Veriut me Kosovën!
Maqedoni

VLEN: Ndryshimi ka ardhur: VLEN-i po forcon lidhjet e Maqedonisë së Veriut me Kosovën!

admin
Last updated: 18/11/2024 11:15
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 nëntor – Ndryshimi i Qeverisë po dëshmon ndryshimin në veprime. Qeveria e Maqedonisë së Veriut historikisht ka pasur marrëdhënie të mira me shtetin e Kosovës. Por, herë pas here si pasojë e partisë shqiptare, BDI-së, si uzurpatore e qeverisë marrëdhëniet bilaterale “acaroheshin”, sepse Ali Ahmeti luante me standarde të dyfishta shkonte në konakë për të pame në Kosovë, ndërsa në Shkup shndërrohej në nikoqir të zellshëm për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Me ardhjen e VLEN-it në qeverinë e RMV-së raportet mes dyja shteteve vetëm se janë thelluar dhe bashkëpunimi është shtuar. Kur njerëzit e duhur qeverisin me vendin nuk mungojnë as vendimet e duhura. Kështu që, vendimi i qeverisë së Maqedonisë së Veriut që mbledhjen e parë ndërqeveritare ta mbajë në Prishtinë është një nga vendimet më të qëlluara që dëshmojnë se vendi jonë është i interesuar dhe bënë përpjekje për ndërtim të raporteve në nivelin të kënaqshëm me fqinjët që na rrethojnë.

Prandaj sot, Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Kosovës do të mbajnë mbledhje të përbashkët (G2G), që reflekton një hap historik drejt forcimit të marrëdhënieve tona të shkëlqyera bilaterale dhe thellimit të bashkëpunimit rajonal. Në përgatitje për këtë ngjarje të rëndësishme, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar edhe informacionet për tre marrëveshje që do të nënshkruhen me Republikën e Kosovës:

  1.      Protokoll për pika të përbashkëta kufitare (one stop shop) në Bllacë-Hani i Elezit dhe . Jazhincë-Glloboçicë, për të lehtësuar
    qarkullimin midis popujve dhe bizneseve tona.
  2.       Marrëveshje energjetike, për shfrytëzimin racional të resurseve natyrore dhe forcimin e sigurisë energjetike, si përgjigje ndaj sfidave
    të tranzicionit energjetik dhe krizës energjetike në rajon.
  3.       Memorandum për arsim, shkencë dhe inovacion, që fokusohet në arsimin profesional dhe trajnimin për të rriturit, si dhe këmbim përvojash,
    literaturash dhe projekte arsimore mes dy vendeve.

    Mbledhje mes dyja qeverive ka pasur edhe në të kaluarën, edhemarrëveshje të nënshkruara, por impelmentimi i tyre në praktikë ka qenë i padukshëm, për faktin se nga pala e Maqedonisë së Veriut partia shqiptare në pushtet nuk ka pasur vullnet pozitiv.Pra, BDI kishte inate të pakuptimta për qëllime vetanake me partinë politike që udhëheq me qeverinë e Kosovës, Vetëvendosjen, prandaj çdoherë kur bëhej fjalë për thellim të raporteve Maqedoni e Veriut –Kosovë, ka pasur hezitim nga pala e vendit tonë.    Kujtojmë që, BDI me “pacientin” Bujar Osmani si ministër i Jashtëm, dhe si kryesues i OSBE-së nuk e pa të udhës as edhe njëherë të dalë në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës e as të bëjë vizitë atje.

    Madje, me shumë ëndje promovonte fotografi me Vuçiqin. Për fatin e keq të BDI-së dhe fatin e mirë të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, dhe të shqiptarëve anekënd ku jetojnë, sot jemi në rrethana tjera e të reja, sot shqiptarët po përfaqësohen dinjitetshëm nga koalicioni faktorizues në qeveri VLEN.Me VLEN në qeveri kryeministri i parë që vizitoi Shkupin ishte, Albin Kurti.  Me VLEN në qeveri mbledhja e parë ndërqeveritare mbahet në
    Prishtinë!

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Blerim Bexheti: As qerpiku nuk na lëviz! Mendoni që e frikësoni ndokënd?
Next Article Një tren ka dalë nga shinat, qarkullimi mes “Kadina Rekës” dhe “Zelenikovës” në ndërprerje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?