By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Vlen” paralajmëroi ngritjen e procedurave ligjore për keqpërdorime të pozitës zyrtare për vendime të jashtëligjshme lidhur me lojërat e fatit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Vlen” paralajmëroi ngritjen e procedurave ligjore për keqpërdorime të pozitës zyrtare për vendime të jashtëligjshme lidhur me lojërat e fatit
Maqedoni

“Vlen” paralajmëroi ngritjen e procedurave ligjore për keqpërdorime të pozitës zyrtare për vendime të jashtëligjshme lidhur me lojërat e fatit

admin
Last updated: 16/08/2024 15:00
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 16 gusht – Zëvendëskryeministri i parë dhe një nga liderët e Koalicionit “VLEN”, Izet Mexhiti sot në konferencë për media paralajmëroi ngritjen e procedurave adekuate ligjore për dëshmimin e keqpërdorimeve të pozitës zyrtare të të gjithë kompetentëve të cilët morën pjesë në miratimin e vendimeve të jashtëligjshme lidhur me organizimin e llojeve të ndryshme të lojërave të fatit.

“Falë vendimeve të gabuara, të papërgjegjshme dhe korruptive të ministrave të BDI-së, përmes hapjes së tre kompanive të reja për organizimin e lojërave të fatit në internet, lojërat e fatit përmes pajisjeve mobile dhe kompjuterëve hynë në shtëpi, duke i bërë të rinjtë një objektiv edhe më të lehtë për këtë dukuri jashtëzakonisht devijuese. Për këtë arsye, paraqitëm Kërkesë për interpretim autentik të nenit 7 të Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, me qëllim që të marrim një interpretim të saktë nëse vendimi i Qeverisë së mëparshme dhe drejtuesve të Lotarisë Shtetërore për lojërat e fatit në internet ka bazë ligjore. Interpretimi autentik është miratuar nga shumica e deputetëve dhe parashikon që lojërat e fatit në internet mund të organizohen vetëm mbi bazën e një licence të vlefshme. Duke marrë parasysh se të gjitha kompanitë që në kohën e Artan Grubit dhe Përparim Bajramit morën pjesë në thirrjen publike dhe u zgjodhën për të organizuar lojëra të fatit në internet nuk kanë licenca, kjo do të thotë se menjëherë dhe pa vonesë do të largojmë lojërat e fatit si një e keqe shoqërore nga shtëpitë e qytetarëve tanë”, tha Mexhiti.

Ai potencoi se tashmë janë duke punuar dhe brenda një afati të arsyeshëm, Qeveria do t’i propozojë Kuvendit një ligj të ri për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, i cili do të përmbajë një sërë dispozitash me të cilat janë të sigurt se numri i objekteve ekzistuese për lojërat e fatit do të zvogëlohet të paktën përgjysmë.

“Brenda koalicionit qeverisës ekziston vullnet politik që ky plan të realizohet plotësisht. Kalojmë në veprim!”, tha Mexhiti.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Është publikuar tender i ri për stacionin e kompresorit, Taravari shpreson të paraqitet dikush
Next Article Aeroporti i Tiranës me rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve në Evropë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?