By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Pas rritjes së pensioneve dhe pagave të mësimdhënësve, vijojmë me rritjen e pagës minimale!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Pas rritjes së pensioneve dhe pagave të mësimdhënësve, vijojmë me rritjen e pagës minimale!
MaqedoniTOP LAJM

VLEN: Pas rritjes së pensioneve dhe pagave të mësimdhënësve, vijojmë me rritjen e pagës minimale!

admin
Last updated: 02/12/2024 09:56
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 dhjetor – Gjendja socio-ekonomike e qytetarëve është prioriteti ynë kryesor. Që nga përfshirja jonë në ekzekutiv, kemi filluar të ndërmarrim hapa konkretë për të përmirësuar mirëqenien ekonomike të qytetarëve, duke dëshmuar se ndryshimi është më shumë se një premtim, është realitet i bazuar në vepra.

Zotimet për ne janë të shenjta kur qytetarët të japin përgjegjësi t’i përfaqësosh në ekzekutiv. Andaj koalicioni VLEN që kur u bë pjesë e ekzekutivit, si prioritet të saj ka vënë mirëqenien ekonomike të qytetarëve si dhe zotimet e dhëna për të njëjtën. Si rrjedhojë me kënaqësi informojmë qytetarët se në buxhetin e vitit të ardhshëm është propozuar që paga minimale do të rritet për 2000 denarë, përkatësisht 24.500 denarë.

Kjo edhe njëherë dëshmon se për koalicionin VLEN e mira e përgjithshme është në piedestal të qeverisjes. Ndryshimi nuk është vetëm një premtim, por realitet i bazuar në vepra konkrete. Me VLEN-in, punëtorëve në Maqedoninë e Veriut do tu mundësohet të kenë paga më të dinjitetshme që të njëjtit mos t’i shikojnë mundësitë e ikjes sikur gjatë qeverisjes së kaluar. Përpjekja për përmirësimin e kushteve të punëtorëve vërehet, por nuk mjafton me kaq.

VLEN siguron se gjatë mandatit të plotë qeverisës pagat do të rriten gradualisht, kështu do të rritet edhe cilësia e jetës së punëtorëve. Shqiptarët por dhe gjithë qytetarët meritojnë jetë më të dinjitetshme, meritojnë më shumë e më mirë. Sigurojmë se do të bashkëpunojmë me gjitha organizatat e punëtorëve për t’i dëgjuar kërkesat e tyre dhe për t’i zbatuar të njëjtat. VLEN është garanca për mirëqenie të qytetarëve dhe për një jetë ndryshe.

Njëjtë sikur rritëm pensionet, pagat e mësimdhënësve, do të rrisim edhe pagat minimale, andaj si si pjesë e Qeverisë do të vazhdojmë edhe më tej angazhimin për implementimin e masave ekonomike të jetës cilësore dhe mbrojtjen e buxhetit familjar të qytetarëve. VLEN angazhohet për lehtësimin e jetës së qytetarëve!

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Brenda shtëpisë 24 milionë euroshe të Coleen dhe Wayne Rooney, me fushë futbolli e bare të ndryshme
Next Article Teatri i Qytetit të Gjilanit përmbyll vitin me një program artistik dhe atmosferë të veçantë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?