By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN për deklaratat e Zejdit: Përpjekjet për ta paraqitur Grubin si të pafajshëm duke fajësuar ambasadorët, kulmi i manipulimit!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN për deklaratat e Zejdit: Përpjekjet për ta paraqitur Grubin si të pafajshëm duke fajësuar ambasadorët, kulmi i manipulimit!
MaqedoniTOP LAJM

VLEN për deklaratat e Zejdit: Përpjekjet për ta paraqitur Grubin si të pafajshëm duke fajësuar ambasadorët, kulmi i manipulimit!

admin
Last updated: 15/01/2025 15:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 janar –  Nga VLEN kanë reaguar ndaj deklaratës së djeshme të deputetit të Frontit Europian, njëherë liderit të Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejd në Daily Click në TV21, i cili duke komentuar futjen e Artan Grubit në listën e zezë amerikane tha se “Edhe faktori ndërkombëtar dhe SHBA-të e kanë ditur që Sasho Mijallkov mundësoi ndryshimin e emrit të shtetit”. Nga VLEN thonë se deputetët e Frontit Evropian po i largojnë shqiptarët nga partnerët strategjikë perëndimorë.

“VLEN me shqetësim po ndjek deklaratat e fundit të deputetit Zejd Rexhepi nga Fronti Evropian (FE), koalicion me BDI-në, të cilat përsëri synojnë të dëmtojnë besimin e shqiptarëve ndaj partnerëve tanë strategjikë perëndimorë. Një retorikë e tillë është tepër e dëmshme dhe shkon kundër përpjekjeve disavjeçare të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, përfshirë shumicën e shqiptarëve, për anëtarësim dhe partneritet të ngushtë me BE-në dhe NATO-n. Akuzimi i komunitetit ndërkombëtar për skandalet e tyre kriminale është i pabazë. Është e pakuptueshme se si BDI dhe FE vazhdojnë të drejtojnë gishtin ndaj ambasadorëve dhe institucioneve të huaja, në vend që të përballen me dyshimet dhe faktet për skandalet e tyre korruptive. Kjo përpjekje për t’ia hedhur fajin të tjerëve është vetëm një dëshmi tjetër se udhëheqësia e BDI-së është në një hutim të thellë dhe se nuk ka kapacitet për të zgjidhur problemet e vërteta. Përgjegjësia personale e Artan Grubit po tentohet të relativizohet. Përpjekjet për ta paraqitur Artan Grubin si të pafajshëm për veprimet e tij, ndërsa fajësohen ambasadorët, janë kulmi i manipulimit. Kjo është një shembull klasik i shmangies së përgjegjësisë, duke nënvlerësuar publikun dhe anëtarësinë e BDI-së. Pretendimi se “Artani u dënua sepse i dëgjoi të tjerët” është kulmi i arrogancës së BDI-së dhe FE-së. Kjo tezë e BDI-së dhe FE-së, sipas së cilës përgjegjësia i takon të tjerëve (ambasadorëve, përfaqësuesve ndërkombëtarë, etj.) dhe jo vetë funksionarëve, është një përpjekje tjetër e dëshpëruar për justifikim”, thonë nga VLEN.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dështon takimi i Komisionit për të pagjeturit, Serbia refuzon pjesëmarrjen
Next Article Qeveria i bën thirrje AOJSHQ-së për biseda: Pagat nuk janë të larta, por mundësitë janë të kufizuara

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?