By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Po e çrrënjosim të keqen që e mbollët me kazinotë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Po e çrrënjosim të keqen që e mbollët me kazinotë
Maqedoni

VLEN: Po e çrrënjosim të keqen që e mbollët me kazinotë

admin
Last updated: 14/07/2025 21:31
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 korrik – VLEN edhe një herë e rikonfirmon qëndrimin e tij të qartë: beteja jonë është për mbylljen e kazinove dhe mbrojtjen e familjeve, ndërsa BDI ende përbëhet nga të njëjtët njerëz që dikur hapnin kazino, e sot sillen si revolucionarë moralë.

Në periudhën e deritanishme, Qeveria e VLEN-it ka arritur të mbyllë 226 kazino online të paligjshme, të cilat janë bllokuar vetëm gjatë vitit të fundit, ndërsa aktiviteti në këtë sektor është ulur për 40%. Këto janë buxhete familjare të shpëtuara dhe përdorues të mundshëm që nuk ranë në varësi.

Kazinotë nuk janë zhvillim, por shkatërrim. Ne nuk jemi pjesë e sistemit të vjetër.

VLEN vazhdon luftën e saj kundër industrisë së bixhozit, si në segmentin e lojërave të fatit online, ashtu edhe përmes përgatitjes së një ligji të ri restriktiv. Kjo e frikëson BDI-në. Kjo e frikëson Blerim Bexhetin.

E pyesim Blerim Bexhetin:
Në sa kazino ai ka aksione dhe nga sa prej tyre përfiton personalisht?
Cilat kazino ishin nën kontrollin e tij, e cilat nën kontrollin e Artan Grubit?
Sa aparate për kazino u blenë gjatë pushtetit të tyre nga buxheti i shtetit?
Ku është shoku i tij Artan Grubi? Po Përparim Bajrami?
Cili është bashkëpunimi i BDI-së me nëntokën serbe dhe malazeze, të cilëve u dhanë licenca për kazino?

VLEN nuk bën tregti me fatin e qytetarëve, VLEN do të mbyllë, bllokojë dhe rregullojë.

BDI për 20 vite e ka përdorur bixhozin si bankomat – hap, financon dhe përhap.

Qytetarët e shohin qartë se kush është në anën e familjes, e kush në anën e basteve.

Është koha që hipokrizia të marrë fund; ne vazhdojmë me një luftë sistematike dhe të pa kompromis për një shoqëri pa kazino pranë oborreve të shkollave, pa monopole shtetërore për varësi dhe pa politikanë që përfitojnë nga fatkeqësia e të tjerëve.

Po e shkulim të keqen që ju e keni mbjellë!

Koalicioni VLEN

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Milanoviq: Konteksti midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut është çështje e tyre e brendshme
Next Article Një rimorkio e përmbysur e bllokoi rrugën Istibanja – Makedonska Kamenica, ndërpritet komunikacioni

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?