By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN siguron rroga për Inspektoratin e Gjuhëve dhe i hap rrugë kompetencave të reja!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN siguron rroga për Inspektoratin e Gjuhëve dhe i hap rrugë kompetencave të reja!
MaqedoniTOP LAJM

VLEN siguron rroga për Inspektoratin e Gjuhëve dhe i hap rrugë kompetencave të reja!

admin
Last updated: 27/06/2025 09:36
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 qershor – VLEN njofton qytetarët se në Kuvend janë miratuar ndryshimet e Ligjit për Inspektoratin, përkatësisht të Ligjit për Administratën Shtetërore, me çka hapet rruga për zgjidhjen e çështjes së kompensimit financiar për punonjësit e Inspektoratit të Gjuhëve.

Kjo është një çështje që për vite me radhë është zvarritur dhe lënë në harresë nga qeveritë e mëparshme, ndërsa tashmë, falë angazhimit të VLEN dhe vullnetit politik të shumicës parlamentare, po merr drejtim të qartë dhe zgjidhje të merituar.

Pas stabilizimit të kësaj situate, VLEN do të nisë menjëherë procedurat për ngritjen e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve në një nivel më të lartë institucional, me qëllim që më pas edhe Inspektorati i Gjuhëve t’i bashkëngjitet këtij institucioni të rëndësishëm.
Ndryshimet e miratuara, përveçse mundësojnë funksionalizimin financiar të Inspektoratit, përfshijnë edhe një marrëveshje politike të rëndësishme që i jep Inspektoratit të Gjuhëve të drejtën për shqiptimin e gjobave, një kompetencë kyçe për rritjen e efikasitetit dhe zbatimin konkret të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

VLEN do të vazhdojë të angazhohet me përkushtim për avancimin e pozitës së gjuhës shqipe dhe për garantimin e të drejtave të barabarta gjuhësore për të gjithë qytetarët.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shënohet 81-vjetori i gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë, mbetet ende një plagë e hapur
Next Article Xabi Alonso zbulon se çfarë do të ndodhë me Endrickun

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?