By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Uniteti është çelësi i suksesit tonë, bashkë arrijmë qëllimin!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Uniteti është çelësi i suksesit tonë, bashkë arrijmë qëllimin!
MaqedoniTOP LAJM

VLEN: Uniteti është çelësi i suksesit tonë, bashkë arrijmë qëllimin!

admin
Last updated: 21/07/2024 10:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 korrik – Koalicioni VLEN thekson unitetin dhe përkushtimin e qartë ndaj parimeve, vlerave, ideologjisë dhe angazhimeve të përbashkëta programore.

“Ashtu siç kemi ndarë me opinionin, ne jemi të përkushtuar që VLEN të rritet dhe të zhvillohet në një lëvizje politike, që do t’u përgjigjet nevojave të shqiptarëve me hapa të mirëpërcaktuar strategjike.

Në këto kohë të ndryshimeve politike tektonike, në të cilat BDI dhe satelitët e saj në opozitë për çdo ditë shpifin, trillojnë dhe përgatisin një mjedis për të kontestuar përfitimet e Marrëveshjes së Ohrit për hir të mbrojtjes së krimit, është thelbësore që ne të bashkohemi edhe më fuqishëm dhe të punojmë së bashku për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve, veçanërisht të shqiptarëve.

VLEN-i është ndërtuar mbi parimet e drejtësisë, transparencës dhe përkushtimit për sigurimin e standardit më të lartë jetësor të qytetarëve. Qëndrueshmëria jonë politike është forca jonë më e madhe dhe garanton që qytetarët mund të mbështeten tek ne për një qeverisje të drejtë dhe efektive.

Synimi ynë është të krijojmë një lëvizje politike që jo vetëm identifikon dhe adreson problemet e përditshme të shqiptarëve, por edhe ofron zgjidhje konkrete dhe të zbatueshme për vendosjen e fundamenteve për një të ardhme të sigurtë. Ne besojmë se me hapa të mirëpërcaktuar dhe veprime të vendosura, mund të sjellim ndryshimet e nevojshme dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Qytetarët të nderuar, pas formimit të Trupit Koordinues Politik të VLEN-it vijon edhe formimi i Komisionit të koalicionit për çështjet e zgjedhjeve, emërimeve dhe mbikëqyrjes së zbatimit të politikave, i cili do të jetë filtri i fundit i të gjitha vendimeve kadrovike për zbatimin e përcaktimeve programore me të vetmin qëllim, rritjen e efikasitetit në implementimin e politikave.”, thuhet në kumtesën

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kontroll i jashtëzakonshëm në burgun e Shutkës, kanë “munguar” 13 të burgosur
Next Article Fluks i madh i veturave në Bogorodicë dhe Tabanoc

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?