By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Votimi nga jashtë, Balla: 100 mijë kërkesa edhe nga Greqia
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Votimi nga jashtë, Balla: 100 mijë kërkesa edhe nga Greqia
Shqipëri

Votimi nga jashtë, Balla: 100 mijë kërkesa edhe nga Greqia

admin
Last updated: 04/03/2025 15:00
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Pas Italisë, e kalojnë shifrën 100 mijë edhe kërkesat në KQZ nga shqiptarët që jetojnë në Greqi.

Lajmin e dha Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla. Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla bën thirrje që të gjithë ata që janë refuzuar në aplikim të rikthehen në aplikacionin PER të KQZ.GOV.AL dhe të kuptojnë shkakun e refuzimit për të vijuar me një regjistrim të suksesshëm.

“Sapo u bënë 100 mijë kërkesa nga Greqia, faleminderit!”, shkruan Balla.

Por, ai thotë se janë rreth 13 mijë kërkesa të refuzuara të shqiptarëve nga ky shtet.

“Ju lutem, janë 13 mijë kërkesa të refuzuara vetëm nga Greqia dhe në këto 24 orë të mbetura duhet të riktheheni në llogarinë tuaj në PER dhe adresoni shkakun e refuzimit nga KQZ. Është shumë e thjeshtë dhe jam i sigurt që mund të vendosni dokumentin e duhur, ose madje faqen e duhur të dokumentit të adresës. Ju duhet të regjistroheni, mos e humbni këtë moment historik për Shqipërinë tonë në Bashkimin Evropian”.

Sot është dita e fundit e regjistrimit të diasporës për të hedhur votën me postë deri më 11 maj. Regjistrimet deri tani i kanë kaluar pritshmëritë, ku mëngjesin e së martës kishte mbi 226 mijë kërkesa të miratuara, por janë mbi 42 mijë në total kërkesat e refuzuara. Për këtë, më herët, Drejtuesi Politik i Diasporës në Partinë Socialiste, Taulant Balla njoftoi se KQZ ka vënë në dispozicion edhe ndihmën me telefonata në linkun: www.kqz.gov.al/rezervo2 .

You Might Also Like

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh

Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Performancës Mjedisore 2026

Kryeministri Edi Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për këtë kategori qytetarësh

Berisha: Mazhoranca mbylli reformën territoriale, vazhdon shpopullimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Erjon Çelaj
Next Article Përplasje fizike mes familjeve të viktimave të sulmit të Hamasit dhe rojave të Parlamentit të Izraelit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?