By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Voto për Dredhza Brainën, finalistja shqiptare në “Cybersecurity Woman of the Year”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > Voto për Dredhza Brainën, finalistja shqiptare në “Cybersecurity Woman of the Year”
Teknologji

Voto për Dredhza Brainën, finalistja shqiptare në “Cybersecurity Woman of the Year”

admin
Last updated: 25/06/2025 09:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Dredhza Braina, 22-vjeçarja nga Prishtina, është përzgjedhur finaliste në kategorinë “Barrier Breaker” për çmimin global Cybersecurity Woman of the Year 2025.

Votimi për publikun tashmë është i hapur dhe do të vazhdojë deri më 30 qershor, transmeton Telegrafi.

Ju mund ta mbështesni Dredhza Brainën duke klikuar emrin e saj tek pyetja e katërt në formularin e votimit.

VOTO KËTU.

Më herët, Braina ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e ofruar në këtë rrugëtim.

“Jam thellësisht mirënjohëse për ekipin fantastik të Cybersecurity Woman of the Year, United Cybersecurity Alliance dhe veçanërisht për Carmen Marsh. Gjithashtu, i falenderoj pjesëtarët e jurisë globale që më vlerësuan si finaliste të këtij viti. Dhe urime të gjitha grave të jashtëzakonshme të nominuara këtë vit – është një nder i madh të jem pjesë e këtij grupi të fuqishëm të grave që po hapin rrugë të reja në fushën e sigurisë kibernetike. Le të vazhdojmë të thyejmë barriera së bashku dhe t’i tregojmë botës se çfarë është e mundur”, kishte shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.

Ndryshe, Dredhza Braina është diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës dhe, vetëm vitin e kaluar, ka prezantuar punën e saj dy herë në SHBA, përpara ekspertëve të fushës.

Aktualisht, në moshën 22-vjeçare, Dredhza punon si Threat Researcher – eksperte e sigurisë kibernetike – në një kompani amerikane, duke u angazhuar drejtpërdrejt në mbrojtjen nga kërcënimet digjitale globale.

You Might Also Like

Varësitë e reja digjitale: Sa po na kontrollon telefoni?

“Harrojeni X, zogu është rikthyer” – lansohet ‘Twitter i ri’

TIME e vendos shqiptaren Mira Murati në mesin e figurave më të fuqishme të Inteligjencës Artificiale

Meta përballet me gjobë rekord për akuzat lidhur me fëmijët dhe rrjetet sociale

WhatsApp forcon sigurinë: fjalëkalime më të forta dhe më shumë informacion për telefonatat

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shpërthim me tritol në Vlorë, pronari i biznesit: Kam 30 vite që u shërbej banorëve, nuk kam konflikt me askënd
Next Article Misajllovski në Hagë: Mbetemi aleat i besueshëm në NATO

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?