By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Votohet Ligji për Realizimin e Buxhetit për vitin 2025
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Votohet Ligji për Realizimin e Buxhetit për vitin 2025
Maqedoni

Votohet Ligji për Realizimin e Buxhetit për vitin 2025

admin
Last updated: 12/12/2024 12:38
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 dhjetor – Kuvendi sot me 61 vota “për” e votoi Ligjin për Realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2025, me procedurë të shkurtër, pas miratimit të Buxhetit në mbledhjen më 10 dhjetor.

Me Ligjin përcaktohen  mënyrat dhe kushtet për realizimin e Buxhetit për vitin vijues fiskal.

Edhe me këtë ligj vendoset detyrim për realizim të 15 për qind të shpenzimeve kapitale në tremujorin e parë, prej 40 për qind në tremujorin e dytë, 65 për qind në tremujorin e tretë dhe 70 për qind në tremujorin e katërt, me përjashtim të Programit – Integrimi në BE dhe nënprogramet Integrimi në NATO dhe Projekte infrastrukturore në komuna.

Me Buxhetin për vitin 2025 të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 358,8, ndërsa shpenzimet në nivel prej 400,2 miliardë denarë. Deficiti i buxhetit është projektuar në vlerë absolute prej 41.350 milionë denarë, gjegjësisht në 4 për qind të PBB-së, ndërsa rritja e planifikuar e ekonomisë është 3,7 për qind. Inflacioni pritet të ulet në 2,2 për qind.

Për investime kapitale janë planifikuar 50,5 miliardë denarë, si dhe 349,6 miliardë denarë për shpenzime vijuese, si pagesë e pagave, e pensioneve, të drejtave sociale, subvencione në bujqësi, mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të kategorive të ndjeshme të qytetarëve dhe për ekonominë…

Shpenzimet për paga janë në nivel prej 48,1 miliardë dhe shënojnë rritje prej 8 për qind, ndërsa për mallra dhe shërbime 26,2 miliardë denarë me ulje prej 0,5 për qind në strukturën e shpenzimeve të përgjithshme. Për pagesën e pensioneve janë planifikuar 105,5 miliardë denarë me të cilat sigurohen mjete për rritjen e paralajmëruar të pensioneve për 2.500 denarë nga marsi i vitit të ardhshëm. Për kompensime për mbrojtje sociale rreth 14,5 miliardë denarë, për kompensim në të holla në rast të papunësisë 1,6 miliardë denarë, ndërsa për zbatimin e politikave aktive dhe masave për punësim 2,3 miliardë denarë. Më shumë mjete janë siguruar për mbrojtje shëndetësore, gjegjësisht 52,5 miliardë denarë ose për 10,7 për qind më shumë. Mbështetja në bujqësi është planifikuar në nivel prej 8 miliardë denarë, përderisa transferet deri në njësitë e vetëqeverisjes lokale në nivel prej 33,2 miliardë denarë ose për 2,5 miliardë denarë më shumë.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Komunat dhe ministritë kanë shpenzuar mbi 2 milionë euro për shërbime avokatie në vitin 2023
Next Article Mjegull në Pletvar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?