By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vozitja mbi shpejtësinë e lejuar, dukuri e shpeshtë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vozitja mbi shpejtësinë e lejuar, dukuri e shpeshtë
Maqedoni

Vozitja mbi shpejtësinë e lejuar, dukuri e shpeshtë

admin
Last updated: 28/04/2024 15:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 28 prill – Vozitja e shpejtë në vende të banuara po bëhet shkak për aksidente të shumta, të cilat, madje jo rrallë, përfundojnë edhe me lëndime të rënda trupore, ose siç ishte ajo e fundit në rrugën e Kodrës së Diellit, edhe me viktima. Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë thonë se është rritur numri i gjobave për vozitje të shpejtë.

“Nëpër vendbanime shpejtësia maksimale e lejuar është 50 kilometra në orë, ndërsa në afërsi të shkollave dyzet kilometra në orë, por shpesh hasim në shofer kokëfort që s`iu binden rregullave. Ne si SPB Tetovë përditë bëjmë kontroll matjeje me radar, marrim masa adekuate. Vetëm gjatë javës së kaluar, nëpër vende banimi janë shqiptuar 63 masa ndaj shoferëve që nuk i kanë respektuar rregullat e trafikut sa i përket shpejtësisë dhe ndaj tyre janë shqiptuar gjoba në vlerë nga 45 – 400 euro”, shtoi Fatmir Rexhepi. Zëdhënës i SPB Tetovë.

Sipas Rexhepit rrugët ku tejkalohet shpejtësia janë bulevardet, si ai Industrial, Liria dhe Bllagoja Toska. Ndërkohë të rrezikuar janë edhe banorët e fshatrave Poroj dhe Xhepçisht. Banorët thonë se janë të detyruar të vendosin më shumë pengesa, me qëllim që sidomos, të ndjehen më të sigurt.

“Jo nga një por nga dy a tre viktima në vit ka, vozitin pa kontroll këtu. Kishim probleme, policia s’vinte andaj u detyruam të vëmë pengesa në rrugë. Duhet të ketë kontroll polic më shpesh”, tha një banor.

“Sigurisht kjo rrugë përbën rrezik për banorët dhe duhet të ketë kontrolle të shpeshta nga policia dhe mjete për matjen e shpejtësisë. Duhet të kemi edhe vizbardha për banorët, apo mbi kalim”, theksoi një banor.

You Might Also Like

Çfarë fshihet nën Kalanë e Samoilit? Arkeologët kanë nisur sërish gërmimet në Ohër

Lija e deleve shkakton katastrofë në blegtori

Zoran Efremovit: Gruevskit iu ofrua kthimi dhe liria, me një kusht – të largohej përgjithmonë nga politika

Punimet e autostradës Kërçovë-Ohër, po shterin lumin Treska

Nesër fillon gjykimi kundër ish zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Meloni në krah të Edi Ramës, kryeministrja e Italisë: E linçuan vetëm se ndihmoi kombin tonë
Next Article E porositi mos përzihet në zona tjera/ Lloga i përgjigjet Kovaçkit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë
Shqipëri
Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit
Shqipëri
Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri
Kosovë
Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?